Futboll Sport

Presidenti “i çmendur”, tifozë të dhunshëm, futbollistë drejt “eksodit” historia e trishtë e Sporting Lisbonës!

“Ishte e trishtueshme, por nesër është një ditë e ree. Ne duhet të kuptojmë se krimi është pjesë e jetës së përditshme dhe duhet të dënohet në vendin e duhur, në kohën e duhur.”

Ky koment apatik i bërë nga presidenti i Sporting Lisbonë, Bruno de Carvalho, shërbeu vetëm për t’i hedhur benzinë zjarrit që po dilte nga kontrolli, pas sulmit të dhunshëm të bërë ndaj futbollistëve dhe stafit të skuadrës, më 15 maj, nga një tufë tifozësh.

Gjithsesi, asnjë nuk duhet të jetë habitur, pasi ky njeri ka qenë gjithmonë në vorbullën e polemikave, që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2013.

Pasi humbi zgjedhjet në vitin 2011, Bruno de Carvalho mori kontrollin dy vjet më pas, si pasojë e sezonit më të dobët në historinë e ekipit portugez, ku “luanët” u renditën vetëm në vendin e shtatë, rezultati i tyre më i dobët në Primeira Liga. Një ish-anëtar i rregullt i dy grupimeve “ultras” të Sporting, ai u zgjodh president pas premtimit se do të ndalte krizën financiare dhe do ta kthente ekipin në lavdinë e dikurshme.

Faktikisht ka pasur një ndryshim pozitiv, por ende pa arritur majën. Sporting nuk ka mundur të dalë nga hija e Benfica dhe Porto. Vetëm një Taca de Portugal dhe një Taca de Liga (dy Kupat në Portugali); si dhe një Superkupë e Portugalisë ka fituar ekipi bardhegjelbër në drejtimin e tij, teksa “agjërimi” 16-vjeçar për një titull kampion vazhdon ende.

Faktikisht, sukesin më të madh Bruno de Carvalho e ka pasur vetëm duke sulmuar njerëzit, futbollistët, gazetarët, menaxherët, presidentët e klubeve të tjera, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit dhe disa tifozë të ekipit. Presidenti duket se bën gjithmonë të pamundurën për ta vendosur klubin në qendër të vëmendjes dhe vazhdimin bën komente të ashpra, që ndezin debat në televizonin e klubit ose faqen e tij në “Facebook”, të cilën e ka mbyllur dhe më pas riaktivizuar disa herë.

Profili i tij në “Facebook” njohu një revolucion të vërtetë në prill të këtij viti ku nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve të tij pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e Europës League. Mes të tjerave ai shkroi: “[Sebastian] Coates dhe [Jeremy] Mathieu bënë atë që sulmuesit e Atletico nuk mundën ta bënin.” Në këtë mënyrë i është referuar gabimeve në mbrojtje që sollën golat e spanjollëve. Gjithashtu ai kritikoi Gelson Martins për dobësinë që tregoi para portës, sidomos në një situatë një kundër një me portierin kundërshtar.

Futbollistët e Sporting deklaruan se presidenti e kishte kaluar cakun. Vetëm 24 orë më vonë, ekipi lëshoi një komunikatë ku ankohej për mungesën e mbështetjes nga presidenti, për të cilin shkruan: “Duhet të jetë lideri ynë, jo kundërshtari më i flakët.”

Lojtarët ishin të mendimit se probleme të tilla duhet të ishin zgjidhur brenda skuadrës dhe çdo kritikë duhej bërë në sytë e tyre, jo publikisht, jo në rrjetet sociale.

Bruno de Carvalho nuk i mori mirë të tilla ankesa dhe postoi në “Facebook” një status tjetër ku i komunikonte “pezullimin e të gjithë futbollistëve” duke i përshkruar si “fëmijë qaramanë, klubi ka nevojë për burra.”

Ky mesazh u fshi, pak orë më vonë, por gjërat nuk do të ishin kurrë njëlloj mes presidentit dhe lojtarëve, mes tij dhe stafit teknik të kryesuar nga trajneri Jorge Jesus, sepse ky i fundit doli haptazi në krah të futbollistëve.

Pas një takimi mes palëve, pezullimi u hoq për të mirën e klubit, megjithatë në një komunikatë për shtyp, Bruno de Carvalho nuk harroi të nënvizonte se “lojtarët nuk u sollën në mënyrë korrekte karshi punëdhënësit të tyre.”

Me futbollistët dhe presidentin që nisën kanë nisur “luftën e ftohtë”, i takonte trajnerit Jesus të shpëtonte sezonin. Çuditërisht, trajneri me përvojë nuk e ka varkën të mbytej. Ata i shkuan shumë pranë përmbysjes ndaj Atletico Madrid, ku vetëm fati ishte me spanjollët, që më pas do të triumfonin në Europa League, ndërsa mposhtën Porto në gjysmëfinalen e Kupës së Portugalisë dhe u ngjitën deri në vendin e dytë të kampionatit, pas barazimit pa gola në derbin kundër Benfica.

Për më pas, çmenduria zuri sërish vendin e logjikës! Një ditë para ndeshjes së fundit të kampionatit, në Maritimo, një fushë tradicionalisht e vështirë për Sporting, që duhet të fitonte për të siguruar vendin në Champions League, presidenti dha një intervistë për gazetën “Expresso”, e cila pati një jehonë të madhe.

Ai tashmë nuk kritikonte vetëm futbollistët, por shtonte trajnerin Jesus, me fajtorëve për revoltën e lojtarëve dhe për klimën e tensionuar mes palëve. Sporting humbi 2-1 në Maritimo dhe zbriti në vendin e tretë të klasifikimit përfundimtar, sepse Benfica fitoi lehtësisht ndaj Moreirense.

Kjo solli tërbimin e tifozëve, të cilët pas ndeshjes u përplasën verbalisht, në mënyrë të ashpër, me lojtarët, teksa u mësua se trajneri Jesus do të gjobitej nga klubi.

Vetëm dy ditë më pas ndodhi e paimagjinueshmja. 50 tifozët të armatosur me shkopinj, depërtuan në qendrën stërvitore të Sporting dhe gjatë kohës që ekipi ishte në fushë, ata nisën një sulm frontal me shqelma e grushte ndaj lojtarëve dhe stafit drejtues.

Ferr i vërtetë, golashënuesi më i mirë i klubit në dy sezonet e fundit, Bas Dost, pati nevojë për një mjekim urgjent dhe dy qepje në kokë, si pasojë e goditjeve të mara. Situata e rëndësuar u transmentua në televizon, ku pjesa më e madhe e lojtarëve ishin të shokuar dhe në lot.

Golashënuesi i njohur holandez tha se ndihej bosh dhe nuk donte të shkelte më në klubin ku e sulmuan pabesisht. Episodi i dhunës u dënua masivisht në qarqe sportive portugeze, përfshi edhe nga kryeministri i vendit Antonio Costa, i cili krijon një forcë të re policie për të luftuar dhunën në sport.

Filluan të qarkullojnë zëra se lojtarët do të kërkonin prishjen e menjëhershme të kontratës, pasi u dhunuan në vendin e tyre të punës. Gjithsesi, skuadra konfirmoi se do të luante në finalen e Kupës së Portugalisë, edhe pse ata nuk bënë asnjë seancë stërvitore për të përgatitur ndeshjen ndaj Aves. “Luanët” u mposhtën 2-1 nga kundërshtari shumë më i dobët e ata, të paktën në letër.

Pasojat e sulmit të tifozëve ndaj futbollistëve të Sporting në stërvitje janë ende të paqarta, teksa klubi ndodhet në ujëra të turmbullata. Jaime Marta Soares, presidenti i bordit drejtues të Sporting Lisbënë dhe Alvaro Sobrinho, pronari i Holdimo, kompania kryesore që sponsorizon futbollin elitar në Portugali, kërkuan dorëheqjen e Bruno de Carvalho.

Presidenti nuk ka ndërmend t’i kënaq, duke thënë: “Unë jam ai lloj presidenti që nuk do të ndryshoj kurrë sepse jam tifozi numri 1 i klubit. Figura e presidentit “ultras” është e ardhmja e futbollit.” Ai vazhdon të këmbëngulë se projekti i tij është më i miri për Sporting dhe se kundërshtarët po përpiqen t’i marrin vendin duke përfituar nga situata e krijuar.

Marta Soares tha se me 23 qershor do të mblidhet bordi i klubit, në një Asamble të Përgjithshme, që do të vendosë të ardhmen e Carvalho, por ky bord do të ketë vetëm 7 anëtarë, sepse 6 të tjerë janë larguar, si pjesë e kaosit, dhe nuk duan më të kenë të bëjnë me klubin kryeqytetas.

Futbollistët kyç si kapiteni William Carvalho, zv-kapiteni Rui Patricio, Acuna dhe Bruno Fernandes kanë kërkuar zyrtarisht largimin, ashtu si trajneri Jorge Jesus që është shprehur i gatshëm të ndërpresë kontratën, edhe pse ajo zgjat deri në qershor 2019.

Gjithsesi, “bosi” Bruno de Carvalho vazhdon luftën, pasi në konferencën e fundit të sezonit, në një takim që zgjati për 90 minuta me gazetarët, përsëriti se futbollistët ishin përgjegjës për dhunën e tifozëve në “Alcochete”. Sipas tij fajin e kanë të dhunuarit dhe jo dhunuesit! Ai e përshkroi vendimin për Asamble të Jashtëzakonshme si “një bombë atomike”: “Ky është momenti më i trishtë në historinë e jetës time dhe mendoj se flas për çdo njeriu që do klubin e Sporting.”

Gjithsesi, nuk mbaron me kaq, sepse në Lisbonë priten ditë të tjera mes tension. Te Sporting gjërat edhe mund të përkeqësohen më tej, nëse është e mundur, sepse kaosi ka qenë kryefjala në klub që pas ardhjes së Bruno de Carvalho.

Tifozëve të vërtetë nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojnë që futbollistët e tyre mos rrihen më, duke hedhur baltë dhe turp botëror mbi këtë klub që dikur ka qenë i lavdishëm dhe motiv krenarie.

Related posts

E kryer, Barcelona rezervon yllin e radhës për 2019

Sadik.Autor

Cech drejt largimit, Arsenali ‘piketon’ Oblak-un e Atletico Madrid

Q.Autor

SERIE A/ Sarri: De Laurentiis i mërzitur? Më vjen keq, por jo shumë!

Sadik.Autor

Leave a Comment