Futboll Sport

Presidenti Meta i akordon titullin ‘Mjeshtër i madh’ Sulejman Demollarit

Presidenti, Ilir Meta i akordon sot titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, ish-futbollistit të Dinamos dhe Kombëtares Shqiptare Sulejman Demollarit me motivacionin: “Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj”.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit, ndërsa presidenti Meta në fjalën e tij para të pranishmëve është shprehur: “Karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme dhe ai është një përfaqësues i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar. Titullin ‘Mjeshtër i madh’ Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh. Një model i i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play”. Demollari është gjithashtu lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi duke qenë nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm. Ai ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tonë. Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave”, ka thënë presidenti i vendit në fjalën e tij.

Ish-futbollisti i Dinamos, Sulejman Demollari ka deklaruar: “Kjo është një ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falënderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta i cili përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli  “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”.

Related posts

Pogba shënon golin e parë ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Guardiola do talentin e Dortmundit, për të zëvendësuar Fernandinhon

Isa.Autor

Nis pjesa e dytë, Danimarka e Australia duan fitoren

Sadik.Autor

Leave a Comment