Sport Të tjera

KOSOVA MERR LAJMIN E MIRË/ Do marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lojërat Olimpike të pas një viti.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhej në njoftimin e KOK.

Kujtojmë se në “Rio 2016”, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kosova në këto Lojëra Olimpike pritet që të përfaqësohet me shumë sportistë në disa disiplina sportive.

Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.

Related posts

REAL MADRID NUK BIND/ Presidenti Perez piketon pasuesit e mundshëm të Zidane, ja emri

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Gladbach. Rezultati 2-0

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni çfarë goli ka realizuar “Lord” Fellaini në Kinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment