Sport

Probleme me fatin/ Real Madridi udhëton në Kiev pa ekuipazhin që i sjell fitore

Real Madridi do të përballet finalen e Ligës së Kampionëve me skuadrën e Liverpulit, ndeshje e cila është planifikuar të luhet më 26 maj në Kiev.

Megjithëse madrilenët shihen si favoritë për të fituar këtë trofe për herën e tretë radhazi, tifozët madrilenë dhe jo vetëm kanë filluar të shqetësohen në lidhje me fatin që mund të kenë në këtë takim. Gjithmonë, madrilenët janë shoqëruar në Kiev nga i njëjti ekuipazh i avionit, por këtë radhë do të duhet të ketë një ekuipazh tjetër.

Shkak për këtë ndërrim të ekuipazhit, është bërë avioni që është përzgjedhur, pasi ai do të jetë një “Airbus 340” ndërkohë që më parë është përdorur avion më i vogël, “Airbus 321”. Ekuipazhi i zakonshëm, nuk ka një licencë të përshtatshme për të drejtuar këtë avion, prandaj drejtuesit e Realit janë detyruar të zgjedhin të rinj.

Juan Ramon Bonet, Alejando Buxonat dhe Rosa Delia Sosa kanë shoqëruar Realin në Mynih, ku ndeshja është fituar nga madrilenët me rezultatin 0-4. Në ndeshje të tjera, ata kanë qenë në Milano, ku Reali ka fituar ndaj Milanit, në Lisbonë ku Reali ka marrë një tjetër fitore dhe kulmin e ka pasur në Kardif, ku madrilenët fitonin Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.

Related posts

DORTMUND-STUTTGART/ Talenti i Dortmund me një veprim fantastik dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“PLESHTI MË I MIRI NË BOTË”/ Zbërthehet Simeone: Griezmannin e ndryshova…

Delo.autor

“NUK KA RËNDËSI KUSH SHËNON GOL”/ Flet trajneri Dovedan pas fitores: Do luftojmë për të rezistuar në…

Delo.autor

Leave a Comment