Sport

Liverpooli dëshiron ta mbyll transferimin e Fekirit para Kupës së Botës

Gjiganti anglez, Liverpooli është i interesuar ta mbyll sa më shpejt transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese të Lyonit, Nabil Fekir.

Liverpool janë në finale të Ligës së Kampionëve, pas një sezoni brilant nën urdhrat e Jurgen Klopp.

Skuadra nga Anfield gjithashtu ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve pasi ka përfunduar në pozitën e katërt në Ligën Premier.

Këto arritje kanë rritur apetitet e drejtuesve të Reds për të forcuar edhe më shumë skuadrën dhe për të qenë edhe me konkurrues në sezonin e ri.

Nabil Fekir 

Mediat angleze shkruajnë se ylli francez, Fekir, është objektivi kryesor i Liverpoolit për sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari pati një super sezon me Lyonin, duke shënuar 18 gola dhe duke fituar ftesë nga skuadra kombëtare francez për Kupës së Botës.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Alaves-Real Madrid. Rezultati 1-4

Delo.autor

BLERJE ME SHIFRA “FARAONIKE” NË MERKATO/ Ja formacioni me transferimet më të shtrenjta (FOTO)

Delo.autor

TREGON PSE KOSTOT E MERKATOS “SHPËRTHYEN”/ Capello: Fajin e ka Neymar. Ju shpjegoj…

Delo.autor

Leave a Comment