Champions League Futboll Sport UEFA

Provokimi i Real Madrid që tërboi tifozët e Liverpool: Shihemi në…

Real Madrid arriti të kualifikohej në finalen e Championa League, pasi barazoi dhe në shtëpi ndaj Bayern Munchen në një ndeshje e cila kishte shumë polemika brenda për të paktën dy penallti të padhëna në favor të skuadrës gjermane. Megjithatë në fund ata që festuan ishin madrilenët, që tashmë po mendojnë për të fituar trofeun e 13-të të Champions League, si asnjë skuadër tjetër në Europë. Por, një veprim i madrilenëve gjatë festës me tifozët e tyre nuk i ka pëlqyer aspak tifzëve anglezë të Liverpool, të njohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i japin ekipit të tyre. Kanë qenë bluzat me numrin 13-të që “galaktikat”, kanë veshur në përfundim të takimit, që simbolizonin numrin e trofeut që ata do të fitojnë, duke e bërë fakt të kryer një gjë të tillë. Dhe kjo normalisht nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve anglezë që kanë kërcënuar hapur madrilenët, duke i kujtuar se do të shihen sërish bashkë në finalen e madhe të 26 majit që do të luhet në Kiev. Por edhe një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri, pasi Liverpool ende nuk e ka siguruar finalen, ndryshe nga Reali.

Skuadra angleze do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Romës, takimin e kthimit ku është edhe favorite për t’u kualifikuar. Fitorja në takimin e parë në shifrat 5-2, nuk i lë shumë hapësira Romës, megjithatë italianët në shtëpinë e tyre kanë të drejtë që të besojnë deri në fund se mund t’ia dalin, ashtu siç kanë bërë edhe me Barcelonën që e lanë jashtë Champions-it. Mbrëmjen e sotme shkallët e stadiumit do të jenë të tejmbushura dhe një numër i madh tifozët anglezë kanë udhëtuar drejt Romës për të qenë të pranishëm jo vetëm në stadium, por edhe jashtë saj. Mund të ketë edhe trazira, ndërkohë që janë angazhuar 2 mijë policë për të bërë të mundur shmangien e përplasjeve me ultrasit vendas.

Related posts

“SUPER MARIO” DREJT LARGIMIT NGA SERIE A/ Balotelli e mbyll aventurën tek Brescia, Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

SEVILLA-REAL MADRID/ Zidane do të startojë me treshen sulmuese “BBH” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Napoli dhe Lazio kujtojnë trajnerin Reaja: Shumë urime për ty Mister (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment