Futboll La Liga Sport

REAL MADRID NË KRIZË/ Legjenda Suker: Ja cilin zgjedh si trajner ideal për “Los Blancos”…

Davor Suker, ish-lojtar i Real Madrid, ka folur për beIN Sports dhe ka analizuar periudhën e vështirë të Los Blancos, që do të luajë për gjithçka në një javë.

Do të luajë për kualifikimin në 1/8-at e Champions League kundër Borussia Monchengladbach dhe në La Liga kundër Atletico Madrid.

Kroati ka analizuar situatën dhe ka gjetur edhe trajnerin e ardhshëm të madrilenëve: Raul.

“Mendoj se Raul mund të jetë një trajner i madh për Real Madrid. Futbolli është si një cikël i hënës dhe nuk është e lehtë të jesh gjithmonë në maksimum. Zidane mund edhe ta mbyllë sezonin dhe mund të ketë edhe forcën që të marrë ndonjë titull, edhe pse Atletico i Simeone-s më duket shumë mirë”.

“Por, më pas, do të jetë radha e Raul. E di shumë mirë se çfarë është Real Madrid, i njeh dinamikat, ambientin dhe është i vetëdijshëm se çfarë mund t’i duhet skuadrës, shpresoj ta shoh shpejt në stol”.

Me Raul, te Real-i mund të shkojë edhe Mbappe. Suker është i bindur:

“Sa herë që flas me disa futbollistë të rëndësishëm, them gjithmonë të njëjtën gjë. Në futboll qarkullojnë shumë para, por nëse një lojtar nuk e do një klub, ai klub nuk do të arrijë kurrë ta marrë”.

“Në rastin e Mbappe, kam kuptuar qartë dëshirën e lojtarit për Real Madrid. Nuk jam një menaxher, por mund të flas për ndjesitë që më ka përcjellë lojtari”.

Related posts

TRIUMFON ME KROACINË NË KUALIFIKUESE/ Modric mposht uellsianët e Gareth Bale

Delo.autor

“ARENË LUFTE”/ Tifozët e Riverit janë të “sëmurë”, ja pamjet e “çmendurisë” (VIDEO)

Isa.Autor

Livepool drejt “goditjes” së madhe kërkon të transferojë “yllin” MADRILEN në “Anfield”

Q.Autor

Leave a Comment