Futboll La Liga Sport

Qendërmbrojtësi i Romës Kostas Manolas i ofrohet Real Madridit

Qendërmbrojtësi i Roma-s Kostas Manolas i është ofruar Real Madridit, sipas raporteve në Spanjë.

Qendërmbrojtësi grek ka bërë një tjetër sezon fantastik me Ujqërit, duke i ndihmuar të arrijnë në gjysmëfinalen e Champions League.

Sipas Marca, Manolas i është ofruar ndërmjetësve të Real Madrid, por ata janë duke marrë pak kohë për të konsideruar opsionet e tyre.

CEO i Roma-s Mauro Baldissoni konfirmoi javën e kaluar se duhet të shesin lojtarë të tjerë për të mos tejkaluar limitin e Fair Play Financiar, megjithëse kanë pasur një sezon të mirë në Europë.

26-vjeçari është një nga lojtarët kyçë të kryeqytetasve dhe duke lejuar grekun të largohet, Roma do të kishte mundësinë të mbante portierin brazilian Alisson Becker.

Related posts

“U KTHYE TEK FAMILJA DHE SHTËPIA E TIJ”/ Agjenti i dështakut të Milanit snobon kuqezinjtë!

Delo.autor

VIDEO/ Evra çmend pasagjerët në taksi, shikoni çfarë bën

Q.Autor

RRITET BESIMI/ INTERI pret takimin MODRIC-PEREZ dhe “paktin mes zotërinjsh”

Isa.Autor

Leave a Comment