Futboll Sport

Pika me Luftëtarin, Dalipi: Morëm një rezultat pozitiv, zërat e merkatos kanë ndikuar tek skuadra

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Luftëtarit në Gjirokastër, duke kompromentuar shumë objektivin “Evropë”. Laçi kërcënon nga pas, ndërsa bluzinjtë janë larguar ndjeshëm nga të besuarit e Dalipit. Në përfundim të takimit trajneri tha, se nuk ishte e thënë që të fitonin.

“Përgatitëm një javë shumë të shkurtër, pas humbjes me Teutën. Dua ti komplimentoj lojtarët. Skuadra funksionoi shumë mirë. Një pjesë e parë në perfeksion. U shfaqëm shumë mirë parë. Goli i dytë ishte një skemë në stërvitje. Mbas pjesës e parë, folëm me lojtarët dhe thamë që do të jemi shumë të kujdesshëm. Këtu nuk duet të bëj fajtor lojtarët. Skuadra u fut në trysni dhe e ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm një rezultat pozitiv. Nuk qe e thënë të fitonim. Do të luftojmë më 3 ndeshjet e tjera. Duhet ngritur morali dhe i komplimentova lojtarët. Ky është lojtari, ndryshon tabloja nga pjesa në pjesë”, deklaroi Dalipi.

Mosgrumbullimi i Telushit – “Nuk besoj se ka lidhje kjo. Në përbërje kam lojtarë shumë të mirë. Këto ndeshje i bën lojtarët të japin më tepër, sesa në ndeshjen me Lushnjën. Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësi për të dhënë gjithçka. 3 pikët janë të njëjtat si me Luftëtarin si me skuadrën simpatike të Lushnjës. Do të luftojmë deri në fund për të arritur Europën”.

Në çfarë vendi e sheh në fund të kampionatit Partizani? – “Janë dhe 9 pikë në garë, do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Ndaj Vllaznisë do të jetë një takim i vështirë. Duhet të bëjmë gjithçka. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhi, kemi nevojë edhe për tifozët”.

6 ndeshjet vetëm 2 pikë, a ndikoi afrimi i trajnerit kroat? – “Unë duhet të luftojë fort së bashku me lojtarët, për të gjitha takimet. Takimet janë të gjitha të rëndësishme. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të njëjtë lojtarë ishim që morën super merita. Lojtarët duhet të japin në çdo ndeshje gjithçka. Përbërjen e skuadrës e kemi, por oshilacionet e fillimit të vitit, ndikuan. Nuk do ti demoralizonte ata kaq shume. Rrjetet sociale kanë ndikuar, me lajmet e ardhjes së trajnerit. Nëse nuk merr rezultatin, ajo është pasqyra e vërtet. Nuk e kam humbur besimin, do të bëjmë diçka për të shkuar në Europë, më pas të shohim çdo të ndodhë”.

Kulum në vend të Malajt – “Ka qenë një zgjedhje taktike. Ndihmonte edhe në fazën mbrojtëse edhe në sulm. Mala është shtatshkurtër. Prezantimi i Kulumit na jepte më shumë shtatëlartësi. Në golin e dytë, funksionoi ajo që bëmë në stërvitje. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj edhe zgjedhjet janë të tilla”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Dybala do kërkojë të largohet nga Juventusi, ja klubi që hyn në “lojë”…

Delo.autor

PROTAGONIST ME GOL NË FITOREN NDAJ KASTRIOTIT/ Mbrojtësi Hakaj: Mendoj se ishte një realizim i shkëlqyer, shpresoj të vazhdoj kështu…

Delo.autor

INTER PËR NOTËN 10/ Ja sekretet e kryesimit për “Zikaltrit”. Sa shumë liderë për Conten…

Delo.autor

Leave a Comment