Futboll La Liga Sport

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Dani Carvajal, Isco, Kroos, kapiteni Sergio Ramos, Cristiano Roanldo, Marco Asensio, Llorente, Marcelo, Arbeloa, Vazquez, Casemiro e të tjerë i ka kanë kushtuar një status falendërimi 45-vjeçarit pas dorëheqjes nga “Santiago Bernabeu”.

Disa prej mesazheve:

Isco

“Zidane, ka qenë një nder të punoj me ju”

Carvajal

“Dua t’ju falënderoj për këto dy vite e gjysmë si trajner, ju keni qenë një profesionist fantastik, si i gjithë stafi juaj. Kam mësuar shumë si lojtar dhe person nën komandën tënde, ju uroj më të mirat”.

Sergio Ramos

“Mister, si lojtar dhe tani si trajner, vendose të ikësh në majën më të lartë. Faleminderit për dy vite e gjysmë në futboll, punën, dashurinë dhe miqësinë. Ju po ikni, por vendi yt është i pazëvendësueshëm. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë tonë në Real Madrid”.

Ronaldo

“Ndihem krenar që kam qenë lojtari yt. Mister, faleminderit për gjithçka”.

Asensio

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua dhe ekipin. Ka qenë një nder që të fitonim së bashku me ju dhe të mësonim kaq shumë nga ty gjatë këryre dy sezoneve. Ju uroj më të mirën”.

Marcelo

“Z.Zizu, kam mësuar shumë nga ju. Kam gëzuar si fëmijë në çdo stërvitje me ty, çdo këshillë. Jeni shumë i veçantë për mua. Ju keni bërë histori me punën tuaj, përkushtimin, pasionin dhe mbi të gjitha përulësinë tuaj. Faleminderit Mister!

Casemiro

“Nuk kam fjalë për t’ju falënderuar për gjithçka që keni bërë për këtë fanellë, për Real Madridin dhe madrilenët. Ishte një nder dhe privilegj që të kisha trajner idhullin tim. I përjetshëm Zizu.

Related posts

“KJO GJË NUK MUND TË TOLEROHET”/ Gjyqtari nxjerr nga fusha 2 tifozë pas ankesës së LeBron, ja arsyeja (VIDEO)

Delo.autor

RISI DHE KONFIRMIME/ Zbulohen trajnerët e ekipeve Kombëtare. Cungu e Bulku marrin drejtimin e…

Delo.autor

MESSI, RAMOS DHE DONNARUMMA ERDHËN FALAS/ Por kush janë 10 transferimet më të mëdha të PSG-së?

Delo.autor

Leave a Comment