Futboll La Liga Sport

Real Madrid, Atletico dhe Barcelona në luftë për yllin e Interit

Kohët e fundit Milan Skriniar, deklaroi se është i lumtur në Milano dhe nuk e mendon largimin, megjithatë në rast se vjen një ofrtë e mirë, zikaltrit nuk do të mendohen dy herë. Atletico ishte i interesuar për Skriniar në sezonin 2016-17, kur ai ishte në Sampadoria, por drejtuesit e Interit u treguan më të shpejtë dhe nënshkruan marrëveshjen me mbrojtësin 23-vjeçar.

Real Madrid mendon se Skriniar do të kombinohej mjaft mirë me francezin Raphael Varane dhe do të ishte një opsion për të ardhmen për të zëvendësuar kapitenin Sergio Ramos, i cili është në perëndim të karrierës së tij. Në Barcelonë ai mund të përmbushë të njëjtin funksion për Gerard Pique, edhe pse katalanasit po negociojnë edhe për Clement Lenglet, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer te Sevilla, ku ka grumbulluar 33 ndeshje në La Liga, tre gola dhe një asist.

Related posts

LUFTA PËR…/ Guardiola tremb Realin, gati super oferta për “yllin” e ekipit

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES MIQËSORE/ Pep Guardiola i jep një mësim Aleix Garcias (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment