Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ FERENCVAROS NË CHAMPIONS/ Trajnerit Koeman i dëmtohet një tjetër lojtar, mbeten pa mbrojtës

Të gjitha lajmet për Barcelonën pasditen e djeshme ishin pozitive, me përjashtim të dëmtimit të mbrojtësit Lengle. Francezi mori një goditje në kaviljen e djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës për t’u zëvendësuar nga Alenja.

De Jong u rikthye të luante si qendërmbrojtës, por problemi është për të ardhmen. Barcelona nuk do të ketë asnjë nga katër qendërmbrojtësit për sfidat e ardhshme. Mbetet për t’u parë koha që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës Lengle, por më parë janë dëmtuar edhe Pike, Arauho dhe Umtiti nuk është në formë optimale.

Kjo do të thotë se katalanasit duhet të futen patjetër në merkaton e janarit për një qendërmbrojtës. Situata për ndeshjet e fundit është alarmante dhe trajneri duhet të gjejë zgjidhje për të vijuar ecurinë pozitive si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Çështja MODRIC-INTER/ FIFA jep përgjigjen për të dyja klubet, PENALITET…

Isa.Autor

“KËSHTU NUK MË TRAJTUAN AS NË ARABI”/ Lojtarja e volejbollit ‘e shkatërruar’ nga hetimi i gjinisë

F.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Lojtari i njohur akuzohet për përdhunimin e një të miture

Isa.Autor

Leave a Comment