Futboll Sport

Real, pasioni për orët dhe shpërblimet e çmendura për lojtarët

Real Madrid do të kërkojë të fitojë Champions League-ën e tretë radhazi 26 majin e ardhshëm. Zidane ka imituar Capello-n dhe Lippin, të cilët kanë humbur dy dhe kanë fituar vetëm një.

Vitin e kaluar, madrilenët kanë mundur në finale Juventus, duke u bërë skuadra e parë e epokës së Champions League, që e kanë fituar dy herë radhazi këtë kompeticion.

Presidenti Florentino Perez e festoi atë triumf duke i dhuruar lojtarëve të tij një Rolex Submariner Date, një orë me vlerë 24.000 euro. Një objekt i mrekullueshëm i personalizuar me mbishkrimin ‘Duodecima’, kupa e dymbëdhjetë.

Orët janë një pasion për madrilenët, nëse mendojmë se edhe Cristiano Ronaldo, pas Champions-it të 2014-ës, vendosi t’i dhuronte shokëve të skuadrës një orë të personalizuar. Një gjest i bukur për Champions-in e parë të fituar nga portugezi me “blancos”.

Duhet pranuar se lojtarët e Real Madrid marrin shpërblime të çmendura, por vetëm në rast fitoresh. Nëse do të humbasin finalen e Champions League nuk do të ketë asnjë bonus. Ndërsa, në rast të një suksesi në Kiev, secili prej tyre do të shpërblehet 600.000 euro.

Related posts

IRANI NUK HEQ DORË NGA BOTËRORI/ “Driblon” SHBA, futet në negociata me FIFA-n

F.autor

KUNDËR SHTYRJES SË DERBIT ME ARSENAL/ Tottenham: Në Europë na eliminuan për një gjë të tillë

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ukraina mposht Maqedoninë e Veriut falë dyshes Yarmolenko-Yaremchuk

Delo.autor

Leave a Comment