Futboll Premier League Sport

Chelsea hidhet në sulm për yllin e Juventusit

Daniele Rugani është një nga mbrojtësit e rinj më premtues në Itali dhe në drejtim të tij kanë filluar të interesohen klube të mëdha. Ai sëbashku me mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli konsiderohen e ardhmja e Italisë. Pas paraqitjeve me Juventusin në edicionin e shkuar, por edhe me ekipin kombëtar në miqësoret e fundit, Chelsea ka treguar interes për italianin.

Mësohet se blutë e Londrës kanë bërë një ofertë për mbrojtësin e qendrës Daniele Rugani dhe një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe shefave të gjigantëve të Serie A është duke vazhduar në “Palazzo Parigi” të Milanos. Sipas “Calciomercato.com”, Chelsea ka ofruar 30 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin italian, i cili gjithashtu është duke u monitoruar nga Arsenali.

Çmimi i kërkuar i Juventusit është 40 milionë euro dhe “Zonja e Vjetër” po negocion me agjentin e mbrojtësit italian. Interesi i Chelsea-t për Rugani-n është prova se bisedimet mes Maurizio Sarri dhe bluve të Londrës mund të kenë një fund pozitiv shumë shpejt. Nuk është sekret se Sarri është një admirues i gjatë i mbrojtësit italian, që luajti nën urdhrat e tij te Empoli.

Kur Sarri u transferua në Napoli dhe Rugani u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2015, trajneri italian u përpoq të nënshkruante me atë për të kaltrit, por Juventusi bllokoi transferimin e mbrojtësit italian, i cili konsiderohet si një nga qendrat më premtuese dhe më të talentuara të gjeneratës së tij. 23-vjeçari ka grumbulluar në Serie A 22 ndeshje të gjitha si titullar ndërsa ka shënuar edhe dy gola, ndërkohë ka zbritur dy herë edhe në Champions League dhe dy në Coppa Italia.

Related posts

NJË JAVË PAS NDARJES PËR “SHANTAZH”/ E dashura e futbollistit të njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze

Delo.autor

ATMOSFERË SPEKTAKOLARE/ Mijëra tifozë të Islandës festë Vikinge në Moskë (VIDEO)

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Sterling përmbys shifrat me një “magji”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment