Futboll Seria A Sport

Reina: “Po të mos ishte De Laurentis, s’do të isha larguar kurrë”

Reina është përshëndetur me shokët e skuadrës. Ata që pas tri javësh do të bëhen ish-shokë skuadre, rivalë, kundërshtarë të ardhshëm, kur spanjolli të veshe fanellën e Milan në vend të asaj të Napoli-t.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë qytet, është në zemrën time tashmë. Nuk do të isha larguar, po të mos kishte qenë për atë”, ka thënë Reina.

Dhe ai është Aurelio De Laurentiis, i cili nuk është përmendur kurrë në fjalimin e lamtumirës për skuadrën. Marrëdhëniet mes të dyve janë prishur pas një batute të presidentit (“Ky djalosh duhet kontrolluar”), që ka shkaktuar edhe reagimin e gruas Yolanda.

Në tavolinë ishte një rinovim, që më pas nuk u prezantuar kurrë dhe është zgjedhur që të pritet skadenca e kontratës aktuale. Napoli në zemër, Milan në të ardhmen: De Laurentiis nuk është në asnjë nga të dyja.

Related posts

PAS YLLIT IBRAHIMOVIC/ Dybala mesazh sensibilizues: Vendoseni maskën, mos e nënvlerësoni virusin (VIDEO)

Delo.autor

GJASHTË GOLA PËR 1 PIKË/ Roma ndalet nga Atalanta në “thrillerin” e së hënës (VIDEO)

Isa.Autor

MOVIOLA INTER-MILAN/ Përplasja Zhiru-Sançez nuk është për VAR, goli i Dumfrisit për t’u anuluar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment