Futboll Sport

Rrëfimi i ish-sulmuesit: Mund të isha ministër, por tani bëj kafe në Kaliforni!

Eshtë një kafene në Palo Alto, në Kaliforni, atje ku një burrë i gjatë që bie në sy, pak më shumë se 40 vjeç, përshëndet ata që futen, tregon menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat e shumta dhe ndonjëherë i lan vetë ato.

Shumë pak në Palo Alto e dinë se cili është, edhe ata që marrin mesh nga futbolli nuk mund të dallojë sulmuesin më të mirë të Turqisë në dekadat e fundit: Hakan Sukur.Por çfarë bën kampioni turk në “Tuts Bakery”, në Palo Alto? Përse menaxhon një lokal, ku punon vetë si kamarier dhe nuk punon si specialist, opinionist apo trajner futbolli?

Sukur, që në vitet 1990 deri në vitet 2000 e bëri të madh klubin e Galatasaray dhe e renditi në vendin e tretë Turqinë në Kupën e Botës 2010, teksa luajti edhe në Serie A me Torino, Inter e Parma u detyrua të largohet nga vendi i tij për shkak të politikës dhe jeton në SHBA që nga viti 2015.

Kundër tij, qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një mandat arresti dhe prej më shumë se një vit babai i tij është në burg. Të gjithë pronat dhe llogaritë bankare janë sekuestruar nga regjimi turk.Dhe të mendosh se kur hyri në politikë, në vitin 2011, ai bënte pjesë në partinë e Erdogan.Prej famës së tij nuk e pati të vështirë të bëhej deputet në parlament, por lufta që presidenti i Turqisë nisi kundër Gulen, të cilin Sukur e ndiqte verbërisht, e detyroi ish-sulmuesin të jepte dorëheqjen.

“Që nga ai moment, çdo gjë të bëja pengohej nga probleme administrative dhe probleme nga më të ndryshmet,” – kujton Sukur. Erdogan nuk e toleronte opozicionin e tij.Sukur e di mirë se po të sillej ndryshe: “do të kisha pasur një jetë të bukur dhe do të isha bërë ministër si më kishin premtuar. Por tani sheh kafe, por të paktën nuk e kam humbur respektin për veten.”Kështu, në vitin 2015, pasi takoi disa miq që i kishin mbetur, vendosi të transferohet në Kaliforni, duke marrë me vete bashkëshorten dhe tre djemtë.

“Klima është e bukur, edhe jeta është e bukur në Kaliforni. Pastaj dua të fëmijët e mi të rriten të lirë, që të jenë persona të pavarur. Dua që të mësojnë kultura të tjera, krahas asaj turke, e ndryshme nga ajo që kanë mësuar dhe të piqen si individë. Kur gjërat në Turqi u përkeqësuan vendosa se ishte momenti për t’u arratisur.”

Sukur nuk ishte në Turqi në vitin 2016, kur u tentua nga grusht shteti, të cilin Erdogan e mposhti me një ashpërsi të rrallë. Por si pasojë e lidhjeve me Gulen, Sukur u konsideruar fajtor dhe vendi ballkanas i lëshoi një mandat arresti…“Turqia mbetet vendi im, – tha ai. – Dashuroj njerëzit e mi, edhe pse ideja që kanë për mua është e gabuar dhe e kushtëzuar nga shtypi. Por nuk do të jetë gjithmonë errësirë, mendoj se një ditë do të kthehemi atje për të takuar njerëzit e mi, që tani i shoh vetëm në internet.”

Futbolli nuk e ka harruar, ai luan në një ekip lokal me disa shokë, të paktën ata e dinë se cili është ky gjigant që punon 12 orë në ditë në një lokal. Në pritje të rinovimit të vizës amerikane, që skadon në vitin 2020, Sukur dëshiron të ndërtojë një qendër sportive dhe akademi futbolli: “Nuk është e lehtë, shumë njerëz kanë frikë t’i shohin duke u shoqëruar me mua.”

Related posts

HYRJA E VRASËSE E PORTIERIT/ Sulmuesi tregon lëndimet e tij dhe bën shaka: Si ta shpjegoj në shtëpi? (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sot ndeshjet e fundit, e gjithë vëmendja te Bayern-Barcelona

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment