Futboll Sport

Prishet VAR, goli i titullit realizohet në pozicion jashtë loje (VIDEO)

Në të gjithë botën është njësoj. Polemikat në futboll dhe më saktësisht për teknologjinë kanë pushtuar edhe Australinë. Ajo që ka ndodhur në finalen mes Newcastle Jets dhe Melbourne Victory, ndeshje e kategorisë kryesore të futbollit australian, është e pabesueshme.

Faji ka qenë i golit vendimtar të realizuar nga miqtë në pozicion jashtë loje, por që nuk është evidentuar nga VAR. Arsyeja? Një defekt e ka nxjerrë jashtë funksionit dhe arbitrat nuk kanë mundur të shikojnë përsëritjen e aksionit.

Goli është quajtur i rregullt dhe Melbourne ka fituar titullin. Një befasi për Newcastle Jets, të cilët janë zemëruar edhe për faktin se imazhet e golit të parregullt janë transmetuar në ekranin e madh të stadiumit, por janë injoruar nga arbitri.

Një dështim ky, për të cilin Federata Australiane e Futbollit ka kërkuar falje: “E kuptojmë zhgënjimin e tifozëve të Newcastle Jets, defekti ka ndodhur vetëm një herë në këtë sezon, po ka ndodhur në momentin vendimtar”, ka thënë numri një i A-League, Greg O’Rourke.

“Na vjen shumë keq nga ky problem i VAR dhe e kuptojmë zhgënjimin e Newcastle Jets. Po punojmë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë dhe për të bërë t’u siguruar që të mos ndodhë më në të ardhmen”.

Related posts

Cancelo tregon “dashurinë” për Interin, krenar që isha pjesë e skuadrës zikaltër

Sadik.Autor

ZBULOHET RAPORTI I ARBITRIT/ Ja pse ndëshkoi “Pleshtin” dhe Medel me karton të kuq

Delo.autor

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Basaksehir gjunjëzon “Djajtë e Kuq” dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment