Sport Të tjera

Roland Garros, kush e rrëzon nga froni Mbretin Nadal?

Roland Garros është emri me të cilin të gjithë e njohin turneun e tenisit “Franch Open”, që për këtë vit nis në datë 27 maj dhe përfundon në 10 qershor. Ky do të jetë edicioni i 122-të i turneut që luhet në pistë me dhe të kuq. Risia e këtij viti do të jetë hapsira prej 25 sekondash që tenistët do të kenë për të realizuar shërbimet mes pikëve. Faza kualifikuese e turneut ka nisur tashmë, por finalet fillojnë zyrtarisht të shtunën për të na dhuruar dy javë me emocione të mëdha. Stadiumi “Roland Garros” mban emrin e aviatorit, inxhinierit dhe pilotit luftarak francez, i cili është shpallur edhe hero lufte për pjesëmarrjen e tij në Luftën i Botërore, ku dhe humbi jetën në vitin 1918.

Pyetja më e madhe që shtrohet para nisjes së turneut të këtij viti është: Kush mund ta mposhtë Mbretin Nadal? Ose më mirë: Kush do të mund t’I marrë një set Nadal-it?

I mbiquajtur Mbreti i Dheut, spanjolli është favoriti kryesor për të fituar këtë vit, duke regjistruar suksesin e 11-të në këtë turne. Për më tepër që vjen në Francë pas fitoreve në Monte Carlo, Barcelona dhe më i fundit, të dielën në Romë. Si zot i padiskutuar në dhe, prej 14 vitesh tashmë, edhe këtë edicion Nadal do të jetë njeriu për t’u mundur. Në këtë turne ai ka një rekord me 79 ndeshje të fituara dhe vetëm 2 të humbura, kundër Robin Soderling në raundin e katërt, viti 2009, dhe kundër Novak Djokovic në çerekfinalet e vitit 2015.

“Rafa për mua është pretendenti kryesor dhe me shumë distancë nga të tjerët”, thotë për CNN legjenda e tenisit, Boris Becker. “Ka disa djem që kanë filluar të tregojnë potencial, por as nuk po ua them emrat sepse për mua Rafan nuk e mposht njeri nëse është fizikisht i shëndetshëm”.

Por cilët janë konkurrentët e tjerë që mund të shkaktojnë një surprizë në Roland Garros?

Novak Djokovic: Nuk është më tenisti që arriti majat dy vjet më parë. Ka humbur përqendrimin dhe një dëmtim në brryl mund ta ketë frenuar disi. Por gjithsesi mbetet kundërshtari më i fortë për Nadal në dhe, askush tjetër nuk i afrohet dot spanjollit.

Dominic Thiem: Nadal ka humbur vetëm 36 ndeshje në një turne të madh në dhe përgjatë 13 viteve karrierë. Por australiani Thiem ëshë një prej tre tenistëve që e kanë mposhtur spanjollin të paktën tri herë. Megjithatë duhet të jamë maksimumin për të befasuar.

Fabio Fognini: Italiani është padyshim një prej të rinjve më çapkënë në tenis, disa proble medisiplinore i kanë kushtuar shtrenjtë. Por kur ruan përqendrimin është një prej më të mirëve në këtë terren dhe mund të bëjë keq.

Kei Nishikori: Japonezi kurrë nuk e ka mundur Nadal-in në dhe të kuq. Por i ka shkuar shumë pranë në turneun e Madridit në vitin 2014, kur u tërhoq në setin e tretë prej një dëmtimi në shpinë.

Alexander Zverev: Është vetëm 21 vjeç, por gjermani i ka fituar deri tani tre turne. Të dielën në Romë u mund pikërisht nga Nadal, por është i treti në renditjen Masters të meshkujve dhe kjo do të thotë diçka.

Related posts

Liverpooli në ALARM/ Pas dështimit me Fekir vjen një tjetër lajm i keq nga merkato

Sadik.Autor

Kërkon 30% rritje page, mbrojtësi i Flamurtarit mban “peng” vlonjatët

Sadik.Autor

PANIK TEK TIRANA/ trajneri Ze Maria nuk paraqitet në stërvitje

Isa.Autor

Leave a Comment