Champions League Futboll Sport UEFA

Roma beson në një tjetër natë magjike, Liverpool i “etur” për finalen e Kievit

Roma shpreson që të ndodhë një tjetër mrekulli në “Olimpico”, ashtu sikurse ndodhi në sfidën ndaj Barcelonës në raundin çerekfinal. Verdhëkuqtë arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre në shtëpi duke eliminuar kështu katalanasit e Lionel Messit. Trajneri Di Frncisco dhe lojtarët e tij, shpresojnë që të ndodhë e njëjta gjë edhe sonte në mbrëmje ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp. Edhe pse do ta kenë të vështirë, përsëri qëndron në fuqi shprehja “Gjithçka është e mundur”. Nëse ndodhi ndaj blaugranëve, atëherë asgjë nuk është e pamundur edhe ndaj “The Reds”, por këtë do ta shohim sonte në mbrëmje, se kush do të presë biletën për në Kiev.

Në ndeshjen e parë, gjigantët anglezë triumfuan në “Anfield” me rezultatin 5-2 ndërsa kërkojnë që t’a thellojnë më tej në kryeqytetin italian. Klopp nuk do të jetë në dispozicion në këtë ndeshje Oxlade-Chamberlain, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit në gju, ndërsa për Di Francescon mungesë me rëndësi do të jetë Perotti, që ka dëmtuar kyçin e këmbës.

Në total të dy teknikët kanë katër mungesa, por që në bazë formacioni i titullarëve është i plotë.

Pas Real Madridit, që siguroi finalen e radhës në Champions League, sonte në “Olimpico” do të mësojmë finalistin tjetër. Kush do të sfidojë në Kiev 12 herë kampionët në fuqi të Evropës, Roma apo Liverpool? Këtë do ta mësojmë sonte në 20:45.

Formacionet e mundshme

Roma – Liverpool, “Olimpico Stadium”/ 20:45

Rezultati i ndeshjes së parë (5-2)

Roma (4-3-3): Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Džeko, El Shaarawy

Liverpool (4-3-3) : Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

 

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Bylis, Ka nisur sfida në Gjirokastër

Delo.autor

LIVERPOOL-WATFORD/ “Të Kuqtë” thellojnë shifrat, shënon Origi

Delo.autor

ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS MAKINAVE/ Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment