Champions League Futboll Sport

Roma-Liverpool/ Formacionet zyrtare! Klopp ka një mision…

Roma shpreson që të ndodhë një tjetër mrekulli në “Olimpico”, ashtu sikurse ndodhi në sfidën ndaj Barcelonës në raundin çerekfinal. Verdhëkuqtë arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre në shtëpi duke eliminuar kështu katalanasit e Lionel Messit. Trajneri Di Frncisco dhe lojtarët e tij, shpresojnë që të ndodhë e njëjta gjë edhe sonte në mbrëmje ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp. Gjermani e ka provuar finalen para pesë vitesh, tani e do sërish.

Edhe pse do ta kenë të vështirë, përsëri qëndron në fuqi shprehja “Gjithçka është e mundur”. Nëse ndodhi ndaj blaugranëve, atëherë asgjë nuk është e pamundur edhe ndaj “The Reds”, por këtë do ta shohim sonte në mbrëmje, se kush do të presë biletën për në Kiev.

Në ndeshjen e parë, gjigantët anglezë triumfuan në “Anfield” me rezultatin 5-2 ndërsa kërkojnë që t’a thellojnë më tej në kryeqytetin italian. Klopp nuk do të jetë në dispozicion në këtë ndeshje Oxlade-Chamberlain, i cili mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit në gju, ndërsa për Di Francescon mungesë me rëndësi do të jetë Perotti, që ka dëmtuar kyçin e këmbës.

Në total të dy teknikët kanë katër mungesa, por që në bazë formacioni i titullarëve është i plotë.

Pas Real Madridit, që siguroi finalen e radhës në Champions League, sonte në “Olimpico” do të mësojmë finalistin tjetër. Kush do të sfidojë në Kiev 12 herë kampionët në fuqi të Evropës, Roma apo Liverpool? Këtë do ta mësojmë sonte në 20:45

Formacinet zyrtare:

Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Schick, Dzeko, El Shaarawy

Trajner: Di Francesco

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Trajner: Jurgen Klopp

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Real Madrid ndan pikët me Villarreal në Bernabeu” dhe mbetet në krye të renditjes

Delo.autor

“DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM PËR HISTORINË E KËTIJ KLUBI”/ Ancelotti: Kjo skuadër do të fitojë trofe

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Armani Milano mposht Barcelonën dhe kryeson i vetëm kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment