Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Di Maria pranon se e ardhmja mund të jetë larg Parisit

Mesfushori Angel Di Maria tha se ai mund të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë verës, pavarësisht se është i lumtur në Francë.

Di Maria është pranë fundit të sezonit të tretë në “Parc des Princes”, ku ka shënuar 50 gola në 122 ndeshje me klubin francez.

Gjithsesi, PSG do të largojë disa futbollistë, për të pasur fondet e mjaftueshme për merkaton dhe Di Maria është i vetëdijshëm se mund të jetë mes të larguarve.

30-vjeçari deklaroi për “France Football”: “Nuk e di të ardhmen, sepse futbolli është shumë i çuditshëm. Unë jam i lumtur këtu, por klubi ka vendosur të marrë futbollistë të rinj dhe për të bërë diçka të tillë duhet të ketë largime.”

Di Maria ka edhe një vit kontratë me PSG: “Nëse më thonë se nuk më duan më, atëherë do të largohem.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kosovarja e Real Madridit del pozitiv me COVID-19, humb ndeshjen historike

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ UEFA me plan B, pritet shkurtimi i ndeshjeve të kupës dhe anulimi i miqësoreve të…

Delo.autor

KLOPP-DIEGO SIMEONE/ Dueli i dy fituesve të lindur. Cili do të kualifikohet?

Delo.autor

Leave a Comment