Sport Të tjera

Roland Garros kundër Serena Williams, ftesë por jo garanci për short të lehtë

Rikthimi në fushë i tenistes amerikane Serena Williams në grand slemin e Roland Garros bëhet i vështirë, pasi organizatorët kanë deklaruar se nuk do ta vendosin ish-numrin 1 në botë në grupin e tenisteve kryesore. Duke qenë se motra e vogël Williams është në vendin e 453-të, ajo mund të përballet me këdo në këtë turne që në raundin e parë, përfshi edhe numrin 1 në botë Simona Halep. Tenistja mund të rikthehet pa probleme në këtë turne, si me ftesë ashtu dhe me faktin se vjen nga shtatëzania dhe ka të drejtë të duelojë, por kjo situatë nuk do ta “mbronte” atë nga shorti.

Edhe pse Federata Ndërkombëtare ka deklaruar disa herë se pritet të ndryshojë këtë rregull për tenistet që vijnë nga shtatëzania, që në short të kenë pozicionin që kanë patur më parë, për këtë vit ky ndryshim nuk do të ndodhë. Çka do të thotë që aventura e Serena Williams në turneun parizien mund të zgjasë pak në rast se përballet me një nga tenistet e vendeve të para që në start dhe mund të elimohet shumë shpejt. Kjo situatë mund të detyrojë tenisten amerikane që të mos duelojë në këtë turne, pasi ky është turneu i parë që luan pas dy muajsh pyshim, i pari në fushat me dhè.

Related posts

U AFRUA NË MERAKTON E VERËS/ Por nuk po gjen minuta tek Napoli, Rrahmanit i vjen mundësia e artë

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË PRAPAVIJË/ Klopp gjen mbrojtës në Angli, zëvendësuesi i Van Dijk vjen nga rivalët. Ja emri…

Delo.autor

MILAN-SPAL/ Theo Hernandez shënon nga jashtë zone, Ibrahimovic çohet dhe… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment