Futboll Seria A Sport

Roma refuzon 35 milionë Euro për Under, kërkon të paktën 50 milionë

Roma thuhet të ketë refuzuar ofertat 35 milionë euro nga Monaco dhe Arsenal për Cengiz Under, teksa klubi e vlerëson 50 milionë euro sulmuesin.

Sipas Tuttomercato.web, lojtari i përfaqësueses turke ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane pas vetëm një sezoni në Serie A.

Ai mbush 21 vjeç në korrik dhe ka shënuar tetë gola dhe dy asiste në 32 ndeshje kompetitive këtë sezon.

Drejtori sportiv Monchi arriti të siguronte firmën e tij për 13.4 milionë euro nga Basaksehir verën e kaluar për çmimi i tij tashmë është trefishuar.

Raportohet se Monaco ka bërë një ofertë 35 milionë euro dhe Arsenal ofroi 30 milionë, por italianët duan të paktën 50 milionë euro për talentin turk.

Related posts

Capello: VAR-i përmirësohet me vendosjen e një trajneri pranë zyrtarëve në kabinë

Q.Autor

RASTE TË DYSHIMTA/ Gafë e anësorit, mungon edhe një penallti. Ja moviola e Skënderbeu-Bylis (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me formacionin më të mirë të javës në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment