Futboll Sport

Ronaldo i prish festën e Realit, deklarata e tij shokon

Cristiano Ronaldo pa e çuar deri në fund festimin për fitimin e Champions-it të tij të pestë, të katërtin me Realin bëri një deklaratë e cila shumë tifozëve dhe shove të tij ua lë buzëqeshjen përgjysmë. Ylli portugez deklaroi përpara medieve se ai po mendon që të largohet nga skuadra, por një përgjigje do ta japë në ditët e ardhshme.

“Ishte shumë e rëndësishme që ta fitonin këtë finale, të hynim në histori dhe duhet që të vazhdojmë më tej.”

I pyetur nëse ky projekt duhet që të vazhdojë me atë, sulmuesi u përgjigj: “Tani unë do të pushoj dhe në ditët në vazhdim do t’u jap një përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë në krahun tim. Ishte diçka shumë e bukur që të qëndroja në Madrid.

A është kjo lamtumirë? Në ditët e ardhshme unë do ta jap një përgjigje. Tani dua vetëm të pushoj. E ardhmja e ndonjë futbollisti nuk është e rëndësishme. Ne kemi bërë historinë”, u shpreh portugezi pas përfundimit të takimit.

Interesant është fakti se portugezi ka aq Champions të fituara, sa edhe Barcelona

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit te Panathinaikos

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kamza: Drithërima në portën e durrsakëve, Hidi i mohon 2 herë golin skuadrës mike (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Jordani, ja çmimet…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment