Futboll Seria A Sport

Leonardo Bonucci: Milan do të jetë në Europë, sezonin tjetër synojmë…

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, që ndodhet me pushime në Kanada së bashku me ish-shokun e skuadrës Giorgio Chiellini, ka folur për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe se Milan do të luajë në Europë sezonin tjetër. “Nuk ka asnjë lloj problemi. E rëndësishme është që këto zëra të sqarohen sa më shpejt dhe të nisim të ndërtojmë diçka të rëndësishme”, tha Bonucci.

Por mbrojtësi kuqezi ashtu si të tjerët pret të mësojë fatin e skuadrës, duke menduar për të ardhmen dhe shprehet se objektivi i Milanit sezonin e ri do të jetë një vend në Champions League. “Është e qartë që duam një vend në Champions, pasi aty është vendi ku Milan duhet të luajë. Do të nisim gjuetinë drejt trofeve të mëdhenj, duke nisur nga kualifikimi në Champions dhe jemi gati për betejë”, u shpreh Leonardo Bonucci.

Related posts

BUZËQESH PANUCCI/ U la në stol prej kohësh, trajneri i ri “ngre në qiell” LENJANIN

Isa.Autor

Mbrojtësi shqiptar kryen vizitat mjekësore te Lazio, Tare i plotëson dëshirën vetes

Isa.Autor

U transferua në Itali, Cristiano Ronaldo reagon për herë të parë

Isa.Autor

Leave a Comment