Futboll Seria A Sport

Rrëfimi i Igli Tares: Me Guardiolën flasim me mesazhe, Roberto Baxho është komplet…

Igli Tare është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit. Në një rrëfim special për “RTSH”, drejtori sportiv i Lacios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit. Nga fëmijëria deri te sukseset me Lacion.

“Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time.

Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston?

Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi.

Transferimi në Itali…

“Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i jashtëzakonshme. Nuk kam për të harruar kurë ndeshjen debutuese ndaj Milanit, me fanellën e Breshias.

Në atë periudhë imazhi i shqiptarëve nuk ishte i mirë. Na dinin të shkurtër dhe të zinj. Ishte një habi e madhe për të gjithë. Kur spikeri tha emrin tim u çuditen. Ishte përgjegjësi e madhe për mua, për t’ia dalë me sukses”.

Konkurenca me Luka Tonin- Atë vit luanim bashkë në sulm, dhe në fund fare ia dola unë të isha titullar.

Tekniku Karlo Macone – Macone është legjendë e futbollit italian. Trajnerët po ndryshojnë shumë gjera. Ishte trajner i shkollës së vjetër italiane. Shumë i vrazhdë në marrëdhënie, por shumë prezent. Nëpërmjet tij kam filluar që të njoh aspektin e vërtetë të fjalës profesionist. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji.

Baxho dhe Guardiola – Impakti i parë negativ. Në atë periudhë Breshia ishte skuadër e madhe. Luante, Pirlo, Guardiola, Luka Toni. Gjëja më e çuditshme që vura re, ka qenë fakti që ishin njerëz shumë të thjeshtë. Ajo thjeshtësia i bëntë akoma më të mëdhenj. Kam miqësi flasim me mesazhi. Sidomos me Guardiolën. Kemi një mik të përbashkët.

Ai bën urën lidhëse. Me Baxhon kam folur 2-3 herë. Është një njeri që është komplet anti-futboll. Që në atë kohë ka qenë njëri i lidhur shumë me gjuetinë. Është një gjuetar profesionist. Ka një farmë një Argjentinë. Edhe në periudhën kur ishim bashkë, vëmendja e tij ishte fokusuar te gjuetia, futbolli ishte anti-stres.

Related posts

“DUHET TË MARRË VENDIME”/ Solskjaer: Nëse do të kthehesha mbrapa, do të

Delo.autor

PËRBËN KËRCËNIM PËR MAN UNITED/ Mourinho: Ai është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në çdo nivel

Isa.Autor

Champions League/ Shënohen 3 gola në 6 takimet e mbrëmjes, befasohet REALI

Isa.Autor

Leave a Comment