Bundesliga Futboll Sport

Rummenigge takohet me përfaqësues të Realit, nuk do ta besoni për çfarë u diskutua

“Los Blancos” janë lidhur shpesh kohët e fundit me një lëvizje për sulmuesin Robert Lewandowski, por klubi i tij këmbëngul se nuk ka pasur kontakte. Bayern Munchen pohon, se Real Madridi nuk ka bërë asnjë lëvizje për polakun, me drejtorin ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge, që ka mbajtur dy takime me “Los Blancos”, teksa nuk është diskutuar për të. 29-vjeçari në dy sezonet e fundit ka qenë i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, megjithatë, Bayern ka qenë në gjendje të shmangë çdo interes. Ai është shtylla e ekipit të bavarezëve, me 150 gola gjatë katër sezoneve në “Allianz Arena”. Synimi i tyre është që Lewandowski të vazhdojë të udhëheqë vijën e sulmit në 2018-2019, ndërsa Reali ende do të ofrojë ndonjë indikacion për të joshur 29-vjeçarin, kur të hapet merkato e verës. “Robert është tërësisht besnik. Ne nuk e dimë se kush i shpik këto thashetheme dhe nuk ka rëndësi fare. Kohët e fundit kemi pasur dy dreka me drejtuesit e Real Madridit dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për Lewandowski”, i tha Rummenigge “Muenchner Merkur”.

Bayern e kanë ‘lidhur’ Lewandowski me një kontratë deri në vitin 2021 dhe kanë treguar në të kaluarën – me Franck Ribery mes atyre që kanë insituar për t’i larguar, se ata nuk lejojnë që këto marrëveshje të shkelen me lehtësi. “Faktori vendimtar është kohëzgjatja e kontratave dhe nëse një klub mund ta aktivizojë atë, ne do ta pranojmë”, vazhdoi Rummenigge. “Ne e kemi bërë këtë me Ribery. U diskutua për shumë para. Në atë kohë ai ishte i pakënaqur, që ne i mbyllëm derën për kalimin te Chelsea. Por tani, 10 vjet më vonë, ai është i lumtur”, shtoi ai. Thomas Muller është një tjetër lojtar nga ata që kanë qenë të lidhur me lëvizjet gjetkë në kohët e fundit. Me Manchester United në mesin e shumë ekipeve të interesuar, por edhe një herë Bayern mbeti i palëvizshëm. “Thomas është i pazëvendësueshëm, një figurë që identifikon bavarezin. Nuk ka asnjë çmim për të”, tha Rummenigge.

Related posts

“DËMI I PAKTHYESHËM”/ Neurologu zbulon çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1: Në gjendje vegjetative

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Goditje e rëndë për kapitenin Ramos, spanjolli humb mbi 19 milionë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

LUAJTI 4 VITE TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-lojtari i Milanit befason me ekipin e ri, prezantohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment