Futboll Sport

Rusi 2018/ 32 trajnerë, por cili paguhet më shumë?

Ka më pak se një muaj për të filluar Kupa e Botës në Rusi dhe të gjitha detajet praktikisht janë mbyllur. E vetmja gjë që ka mbetur është lista përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion me kombëtaren e tyre. Futbollistët që do të kenë fatin të shkojnë me përfaqësuesen e tyre në Rusi, do ta mësojnë këtë me datë 15 maj.

Një detaj interesant është edhe paga e 32 trajnerëve që do të udhëheqin një ekip përkatës në Botëror. Media holandeze, Zoomin TV ka bërë renditjen e teknikëve sipas pagesës së tyre që kanë në kombëtares përkatëse. Listën e kryeson, Joachim Low i Gjermanisë, me 3.8 milionë euro ndërsa Allou Cisse, trajneri i Senegalit, pozicionohet i fundit me 200 mijë euro. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui renditet i katërti me rreth 3 milionë euro në vit.

Lista e trajnerëve dhe paga

1- Joachim Löw (Gjermani): 3,8 milionë euro

2- Tite (Brazil): 3,4 milionë

2- Didier Deschamps (Francë): 3,4 milionë

4- Julen Lopetegui (Spanjë): 2,9 milionë

5- Stanislav Cherchesov (Rusia): 2,5 milionë

6- Fernando Santos (Portugali): 2,18 milionë

7- Carlos Queiroz (Irán): 1,9 milionë

7- Gareth Southgate (Angli): 1,9 milionë

9- Jorge Sampaoli (Argjentina): 1,77 milionë

10- Óscar Tabárez (Uruguai): 1,7 milionë

11- Hector Cuper (Egjipt): 1,5 milionë

11- Jose Peckerman (Kolumbi): 1,5 milionë
13- Juan Pizzi (Arabia Saudite): 1,4 milionë

14- Bert van Marwijk (Australi): 1,17 milionë

15- Ricardo Gareca (Peru): 1,1 milionë

16- Juan Osorio (Meksico): 1 milionë

17- Age Hareide (Danimarka): 925.000

17- Akira Nishino (Japoni): 925.000

17- Roberto Martínez (Belgjikë): 925.000

20- Vladimir Petkovic (Zvicra): 845.000

21- Herve Renard (Marok): 778.000

22- Helmir Hallgrimsson (Islandë): 697.000

23- Zlatko Dalic (Kroaci): 546.000

24- Gernot Rohr (Nigeri): 497.000

25- Janne Andersson (Suedi): 448.000

25- Shin Tae-Young (Korea e Jugut): 448.000

27- Hernán Gómez (Panama): 398.000

28- Nabil Maaloul (Tunizi): 348.000

28- Oscar Ramírez (Kosta Rika): 348.000

30- Mladen Krstajic (Serbia): 298.000

31- Adam Nawalka (Polonia): 268.000

32- Allou Cissé (Senegali): 200.00

Related posts

Nisin takimet e Grupit B, Portugalia e Spanja duan vendin e parë, Irani surprizën

Sadik.Autor

E BUJSHME NË ITALI/ Bisedimet kanë nisur për akordin, Andrea Pirlo drejt stolit të…

Delo.autor

BROJA “VRASËS” PARA PORTËS/ Tre gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment