Futboll Sport

RUSI 2018/ Deschamps: Zidane te Franca? Unë nuk ia jap çelësat…

Zidane është larguar nga Real Madrid dhe ky ka qenë lajmi që ka bërë bujë në çdo cep të botës dhe nuk kishte si të bënte përjashtim në konferencën për shtyp të trajnerit të kombëtares franceze, Didier Deschamp, në prag të miqësores së luksit ndaj Italisë.

Zidane mund të bëhet trajneri i ri i Francës, nëse Deschamps dështon në “Rusi 2018”. Trajneri i “gjelave” përpiqet ta marrë me filozofi këtë opsion, por ndihet i bezdisur nga thashetheme të tilla.

“Respektoj vendimin e Zidane dhe mendoj se ka qenë më i miri i mundshëm. Mendoj se e ka menduar shumë gjatë. A do të jetë një person ndaj meje? Nuk e di. Ju më njihni, unë jam i përqendruar vetëm te Botërori. Nuk do të jem unë që do të zgjedh pasardhësin tim, por presidenti i federatës. Nuk i kam unë çelësat. Mendoj se Zidane duhet të shijoj një periudhë pushimi. Ndërshmërisht nuk i shtroj vetes pyetje për të ardhmen. Nuk ka asgjë që mund të prishë entuziazmin dhe harmonin time me futbollistët.”

Related posts

JUVENTUS-BARCELONA/ Messi-Pjanic bashkëbisedim 5 minuta në “Allianz Stadium” në prag të sfidës

Delo.autor

Conte: Nuk është shumë e rëndësishme të fitosh tituj

Q.Autor

INTER-SAMPDORIA/ “Zikaltërit” luajnë për prestigj në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment