Moto GP Sport

MotoGP/ Lorenzo te Yamaha? Rossi e ka përgjigjen

Valentino është shfaqur në “kopshtin e shtëpisë” me entuziazmin e tij të zakonshëm, por me vetëdijen që kjo fundjavë nuk do të jetë e lehtë: “Mugello është përherë speciale, është vetë historia, është si Monza për Formula 1, pista dhe atmosfera janë fantastike”.

“Testi i fundit këtu nuk ishte entuziast, por nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime, nisemi me një bazë të ngjashme me atë të Le Mans, por na duhet një ndjesi ndryshe me motorin, këtu kemi për të vuajtur pak”.

Pastaj një pyetje në lidhje me kalimin e Lorenzo-s te Yamaha që nga viti 2019, në qoftë se edhe me një ekip privat: “Kam provuar që të ndal Zarco-n, të ndal edhe atë…”- qesh Valentino. “Seriozisht, Jorge është një pilot i madh, di që t’i japë një Yamaha-je në mënyrë të shpejtë dhe do të jetë e vështirë nëse do të kthehet: mund të jetë më e vështirë, por edhe mund të mësojë. Fakti se pilotët e tjerë mund t’i japin motorit tim, më jep motivim të fortë”.

Në fund ai flet për situatën e Yamaha-s: “Përmirësime këtu? Nuk besoj. Duhet të mësohemi me elektroinkën për të arritur në fundin e sezonit dhe të jemi më shumë konkurrues nga çfarë jemi tani”.

Related posts

NIS NGA STOLI NDESHJEN NDAJ LAZIOS/ Lautaro Martinez rrëfen marrëdhënien me Lukaku: Ja çfarë duam ne më shumë…

Delo.autor

AKSIDENT I TMERRSHËM/ Tronditet bota e sportit, ndahet nga jeta ish kampioni i botës

Isa.Autor

Zyrtare: Sulmuesi i Chelsea kalon në Spanjë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment