Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË MIQËSORES ME PANAMANË/ Paqueta është gati “t’i rrëmbejë” numrin 10 tek Brazili…

Lucas Paqueta është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e “fanellës së famshme” të Brazilit, në mungesë të Neymar, që vijon të jetë i dëmtuar. “Selecao” vazhdon përgatitjet për “Copa America 2019”, teksa të shtunën do të përballet në miqësore me Panamanë, përpara se të sfidojë Republikën Çeke tri ditë më vonë.

Me Neymar të lënduar, mesfushorit të Milanit, Paqueta, i është dorëzuar fanella më prestigjioze e Brazilit (me numrin 10), edhe pse i duhet ende për ta nisur një ndeshje nga fillimi me kombëtaren. Në të dyja rastet, ai është hedhur në fushë si zëvendësues, në po kaq ndeshje të luajtura me ekipin kombëtar deri më tani.

Gjithsesi, 21-vjeçari, i cili u bashkua me Milanin nga Flamengo në janar, nuk trembet nga veshja e fanellës, të cilën e kanë mbajtur më parë disa nga lojtarët më legjendarë të Brazilit: Mbajtja e fanellës nr. 10 e Brazilit do të jetë një ndjesi, që do ta përjetoj për herë të parë. E di përgjegjësinë time, shpresoj që ta ndihmoj ekipin.

Ronaldinho, Pele, Zico…, kaq shumë lojtarë e kanë veshur këtë fanellë, kësaj here e kam unë mundësinë. Do të bëj çmos për t’i përmbushur pritshmëritë. Fanella nr. 10 ka peshë të madhe, por në vetvete fanella e Brazilit ka peshën e saj. Janë pesë yje, pa marrë parasysh asgjë tjetër“.

Paqueta ka bërë përshtypje të mira te Milani, që nga transferimi i tij në Serie A. Ai ka luajtur 9 ndeshje në kampionat, ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Paqueta beson se kalimi në Itali është një faktor kryesor në besimin e tij, se mund të jetë faktor edhe në kombëtaren e Brazilit:

Kjo është një kohë shumë e mirë për mua. Natyrisht, ende duhet të përshtatem, të përmirësohem. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij evolucioni të kombëtares. Milani më dha mbështetje të plotë dhe më përgatiti për këtë moment. Gjithmonë dëshiroj të luaj dhe të vij këtu 100 për qind, për të dhënë më të mirën time.

Taktikat e Brazilit dhe Milanit janë të ngjashme. Në Milano luaj në krahun e majtë, pozicionin që më pëlqen. Këtu ka lojtarë të mëdhenj dhe trajneri Tite më jep lirinë për të luajtur“.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Taktikë dhe filozofi, Derbi i Kryeqytetit në dimensionin “3D”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Ylli” i Manchester United pezullohet nga stërvitja (FOTO)

Delo.autor

FITORE E TRETË RADHAZI/ “Vlonjatët” mposhtin Teutën dhe i merr vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment