Futboll Premier League Sport

Salah çmend Anglinë duke bërë tripletën, këtë herë me trofe

Mohamed Salah kompletoi tripletën e trofeve personal të dielën kur ai u konfirmua fitues i çmimit “Lojtari i Sezonit” në Premier League. Sulmuesi i Liverpool më parë kishte marrë trofeun “Football Writers’ Player” dhe “Lojtari i Vitit”. Ai ka arritur që të mbledhë më shumë vota nga Kevin De Bruyne, David de Gea, Harry Kane, Raheem Sterling dhe James Tarkowski. Të dyja palët, fansat dhe paneli i ekspertëve votuan për Salah, i cili ka shënuar 30 gola në Premier League në sezonin e tij të parë në “Anfield Road”.

Salah tha: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar që fitoj këtë trofe”. Duke iu referuar sezonit të tij zhgënjyes me Chelsea-n gjatë viteve 2014-16, Salah shtoi: “Shumë thanë që unë nuk kisha sukses këtu herën e parë, por në mendjen time kam kërkuar që të kem sukses këtu në Premier League”.

Ai gjithashtu vlerësoi dhe impaktin e trajnerit, Jurgen Klopp, që nga mbërritja në “Anfield” në sezonin e shkuar. “Para së gjithash, ne jemi shok, e pëlqej shumë atë”, tha egjiptiani. “Ai më ka ndihmuar shumë që të arrija këtu ku jam sot, në fushë dhe jashtë saj, më duhet ta falënderoj atë për gjithçka që ka bërë për mua këtë vit”.

“Kemi ende dy ndeshje, duhet të mendohemi mirë për këtë. Vërtet, vërtet e respektoj atë shumë dhe jam i qartë se do të bëjmë diçka speciale për këtë klub këtë vit”.

Salah regjistroi gjashtë ndeshje si lojtar formacioni te Chelsea dhe shtatë si zëvendësues, duke shënuar dy herë. Por, për herë të parë që ka luajtur 35 ndeshje në Premier League për Liverpool ai ka arritur që të gjejë rrjetën 31 herë. 25-vjeçari në anën tjetër ka arritur që të marrë edhe katër herë trofeun “Lojtari i Muajit”, në nëntor, dhjetor, shkurt dhe mars, duke u bërë lojtari më i vlerësuar në Angli.

Related posts

Simeone JR: Endërroj ta kem babanë tim si trajner

Q.Autor

SHITJA E MILANIT/ LI-Commisso pranë marrëveshjes: mbi €500mln dhe 30% aksione për pronarin aktual

Isa.Autor

YOUNG BOYS-TIRANA/ Dorëzohet skuadra shqiptare, verdhezinjtë realizojnë edhe të dytin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment