Futboll Sport

Skënder Gega “përtyp” humbjen: Jemi optimistë për të ardhmen

Partizani është mundur nga Maribori në “Selman Stermasi”, ndërsa trajneri Skënder Gega është shprehur për RTSH-në se kjo ishte një ndeshje e mirë dhe optimizmi është i madh për të ardhmen.

“Patjetër që një humbje si kjo e vështirëson kualifikimin. Gjithçka shkoi siç kishim planifikuar. Maribori është një ekip i mirë dhe e ne e dinim këtë gjë. Mendoj se koha është shumë e shkurtër. Nuk kanë dhënë të gjithë 100 për qind. Kemi ende kohë. Synimi ynë është kampionati i ardhshëm.

Ndeshja e kthimit? Është situatë tjetër. Ëshët e vështirë por do mundohemi të bëjmë më të mirën. Do e shof ndeshjen me shumë qetësi, do analizoj. Jemi optimistë për të ardhmen”, është shprehur Gega.

Related posts

“JEMI ENDE NË GARË PËR DY OBJEKTIVA”/ Paratici bën ironi: Futbolli ka nevojë për reflektime të tjera, jo për ëndrra

Delo.autor

Roma – Benevento, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

MORËN NJË GODITJE TË FORTË/ Chiellini zbulon mënyrën se si do mundin Atleticon

Delo.autor

Leave a Comment