Futboll Seria A Sport

Samuel Umtiti: Barcelona duhet të më flakë jashtë dere, që të largohem…

Samuel Umtiti, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United, ka pohuar se Barcelona do të duhet të “nxjerrë nga dera”, në mënyrë që të bëhet një transferim veror. Mbrojtësi ndërkombëtar i Francës ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është duke u tërhequr nga klube jashtë “Camp Nou”.

Te Barcelona janë të etur për ta ngritur këtë çmim, duke kërkuar pajtimin e kushteve të reja, por ende nuk është arritur marrëveshja. Umtiti nuk ka ofruar asnjë shenjë se do të kërkojë një lëvizje, pasi e ka deklaruar më parë dashurinë e tij për Barcelonën dhe tani ka sugjeruar se do të largohet vetëm nëse konsiderohet i tepërt te skuadra katalanase. 24-vjeçari i tha “L’Equipe”:

“Unë jam në një klub, që më lejoi të kuptoja ëndrrën time për të luajtur atje. Jam ende në kontratë për momentin. Pra, për mua, që të largohem, ose duhet të më hedhin jashtë dere, ose vetë vendos të largohem”. Kontrata e tanishme e Umtitit do të zgjasë deri në vitin 2021.

Bisedimet lidhur me një marrëveshje të re do të vazhdojnë në Katalonjë, por për momentin vëmendja është duke u kthyer në çështjet e Kupës së Botës. Franca është ndër favoritet kryesore për të shkuar deri në fund të rrugës në Rusi, ku Umtiti do të ashkohet me rivalin e Real Madridit, Raphael Varane, në zemër të skuadrës së Didier Deschamps.

Megjithë dallimet e brendshme në La Liga, Umtiti është i bindur se partneriteti i tyre mund të përparojë: “Ne e dimë se puna jonë do të jetë shumë e rëndësishme. Gjatë kohëve të fundit ishim në gjendje të luanim një ndeshje së bashku, ndërsa rrallë kemi qenë së bashku para kësaj.

Kjo ka të bëjë me gjetjen e reflekseve automatike në mbrojtjen qendrore, sepse nganjëherë nuk keni kohë të flisni me njëri-tjetrin. Prandaj, ke nevojë për lojëra dhe dialog. Raphaeli është shumë inteligjent. Ai luan për një nga klubet më të mëdha në botë. Kështu që nuk mendoj se do të kemi ndonjë problem në gjetjen e një mënyre për të plotësuar njëri-tjetrin”.

Related posts

“MAGJISTARI PEP”/ Man City vendos REKORDIN E PABESUESHËM pas 125 vitesh

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Sky Deutschland”: Futbollisti i Realit do të kryejë vizitat mjekësore tek Bayern…

Delo.autor

Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin me Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment