Boks Sport

Sefer Seferi rrëfehet para duelit me Tyson Fury: I uritur për fitore

Më datën 9 qershor, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks Tyson Fury, do të rikthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë pushim. Në Manchester Arena, britaniku do të duelojë ndaj shqiptarit Sefer Seferi, që ka shansin e artë të duelojë ndaj një kampioni të pamposhtur bote edhe pse tashmë Fury nuk i ka më titujt që pat fituar ndaj Wladimir Klitschko.

Për shumë fansa e specialistë kjo sfidë konsiderohet e lehtë për Fury, 25 fitore e asnjë humbje si profesionist, por nuk është i këtij mendimi Seferi, 23 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë. Shqiptari premton betejë. “Të boksosh në këtë nivel nuk është rastësi. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, me shumë vështirësi, punë e palodhshme, e cila për 26 vite kam ditur të sjellë çdo herë suksese”, thotë në faqen e tij zyrtare ne “Facebook” boksieri 39-vjeçar Sefer Seferi.

Boksieri kuqezi shpreson te fitorja, duke deklaruar se është gati për këtë sfidë: “Gjithmonë i uritur për fitore të reja. Kjo rrugë do të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Fury”, deklaron boksieri Seferi, që duelon ndaj një rivali 10 vjet më të ri se ai në moshë, siç është Tyson Fury.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Delo.autor

LOJTARI ME PASIMET MË EFEKTIVE NË LA LIGA/ Shikoni kush është pika e fortë e Zidane tek Real Madrid

Delo.autor

NBA/ Nuk pranon të vaksinohet, skuadra merr vendimin ekstrem për basketbollistin Irving

Delo.autor

Leave a Comment