Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Spalletti: Ky nuk është një ekip normal

Luciano Spalletti tha se Inter po luan më mirë se në fillim të sezonit pas fitores 4-0 ndaj Udinese dhe ka folur për të ardhmen e Mauro Icardi-t.

“Skuadra luajti mirë dhe kishte mentalitetin e duhur, duke marrë iniciativën që në fillim dhe duke shënuar një gol të shpejtë. Sot vetëm mund të komplimentoj ekipin,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Ajo që mund të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë me Lazio-n dhe Roma-n. Ekipi është përmirësuar kohët e fundit, por duhet të vërtetojmë se mund të jemi konstantë.”

Spalletti pyetet nëse Inter mund të bëjë pa golashënuesin kryesor Mauro Icardi.

“Varet se kush e zëvendëson. Ai është një lojtar klasi, një finalizues i mrekullueshëm dhe ka një instinkt goli të zhvilluar. Ai nuk ka nevojë të gjëmojë topin, ai e di se ku do të shkojë.”

Në gazeta raportohet se Inter do të mundohet të rinovojë kontratën e Spalletti-t edhe nëse nuk kualifikohet në Champions League.

“Nuk kam kërkuar asgjë. Ajo që pamë sot ishte një hap përpara dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të rikujtojmë se ky nuk është një ekip normal, kështu që nuk mund të bëjmë gjëra normale, duhet të ngushtojmë diferencën me kryesuesit.

“Inter po luan më mirë se në fillim të sezonit.”

Related posts

ZYRTARE/ Pak ditë përpara fillimit, kompeticioni i njohur mëson shtetin organizator

Delo.autor

“DRIDHET EUROPA”/ REALI do të formojë një TRESHE TË FRIKSHME në sulm

Isa.Autor

DYSHJA MË “VRASËSE” NË EUROPË/ Ja furia e sulmit gjerman që do kalojë mbi Interin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment