Champions League Futboll Sport

PAS HUMBJES NDAJ ATLETICOS/ Allegri: Në ndeshjen e kthimit do të luajmë…

Massimilliano Allegri, trajneri i Juventus, është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League pas humbjes 2-0 të pësuar në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid.

“Në ndeshjen e kthimit do të luajmë ndryshe. A besojmë te kualifikimi? Patjetër, më keq se kaq nuk mund të bëjmë”, ka thënë trajneri i bardhezinjve për “Rai 1”.

“Loja fizike e Atleticos? Ata kështu luajnë dhe arbitri ka bërë një punë të mirë. Në Torino duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar çerekfinalet. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse na presin tri ndeshje të vështira”.

“Gjesti i Simeonoes? Nuk e kam problem, këtu kështu është gjithmonë”.

Related posts

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

Sadik.Autor

Wenger uron Nottinghamin, shprehet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa FA

Q.Autor

I DYSHUAR PËR VEPRIMTARI KRIMINALE/ Panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit

F.autor

Leave a Comment