Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Zyrtare, Rooney largohet nga Everton…

Wayne Rooney e ka mbyllur karrierën e tij me Everton, pasi është takuar me shokët e skuadrës dhe i ka dhënë lamtumirën. Sulmuesi ka qenë i pranishëm në klub rreth orës 10:00, por nuk marrë pjesë në seancën stërvitore sepse vuan nga një problem në gjurin e djathtë, që do ta mbajë jashtë ndeshjes së fundit të kampionatit, nesër kundër West Ham në “London Stadium”.

33-vjeçari ka pritur deri në fund të seancës stërvitore dhe është takuar për herë të fundit me të gjithë pjesëtarët e klubit, përfshi stafin teknik. Ai i hipi makinës dhe u largua nga selia e klubit në orën 12:40 dhe nuk do të kthehet më aty pasi ka pasur në duar dhe një çantë me objektet personale që kishte lënë në dhomat e zhveshjes.

Trajneri Sam Allardyce i ka kërkuar të qëndrojë te Everton edhe për një sezon, por sulmuesi e ka marrë vendimin e tij dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në MLS, kampionati amerikan i futbollit me DC United. Klubi amerikan do të paguajë 15 milionë euro.

Rooney u rikthye te Everton në korrik 2017 dhe ka shënuar 11 gola për “blutë”, ku luajti edhe në hapat e para të karrierës deri në moshën 18-vjeçare, përpara se të luante për 13 sezone me Manchester United. Ai është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së “djajve”, ka fituar pesë herë Premier League, ndërsa në vitin 2009 fitoi Champions League.

Related posts

VAR ‘ngjall’ polemika në Angli, Chelseas iu mohua një penallti ndaj Norwich

Q.Autor

Pas transferimit të Nainggolan/ Spalletti bën deklaratën “BOMBË”

Isa.Autor

NË PRAG TË ÇMIMIT TË MADH TË GJERMANISË/ Vettel: Ai mund të shpëtojë F1, por mos e paragjykoni

Delo.autor

Leave a Comment