Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET TË DHUROJNË SPEKTAKËL NË “AIR ALBANIA”/ “Tirana Fanatics” gati për derbin: Ne do të jemi aty për…

Tirana do të luajë derbin me Partizanin ditën e premte duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Një ndeshje kjo që pritet të dhurojë spektakël, për shkak të rivalitetit të madh mes skuadrave, por edhe tifozerive. Pikërisht këto të fundit i kanë dhënë gjithmonë një bukuri tjetër derbit, teksa me koreografitë dhe koret e tyre, kanë dhuruar spektakël.

Këto nuk do të mungojnë as këtë herë, teksa tifogrupi i bardhebluve “Tirona Fanatics”, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, nuk i kanë kursyer “thumbat” ndaj rivalëve.

Ata kanë konfirmuar prezencën e tyre, duke u shprehur se do të shkojnë në stadium për spektaklin e radhës dhe për dezinfektimin e qytetit.

Postimi i tifogrupit:

“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 ore nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!

Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00… Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”


TIRONA

Related posts

Je mërzitur që nuk do luash me Ronaldon? Ja përgjigja befasuese e Higuainit

Isa.Autor

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Totrenham-Liverpool. Rezultati 2-2

Delo.autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit”, për fitoren e tretë radhazi sezonale. Ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment