Futboll Seria A Sport

Serie A luhet për Kupat e Europës,ja çfarë pritet të ndodh pas 2 javësh…

Atalanta ka ngjeshur shpresat e Inter për në Champions dhe bashkë me Fiorentina ushtrojnë presion ndaj Milan për një vend në Europa League. Dy javët e fundit të Serie A do të jenë finale të mirëfillta për Kupat e Europës.

Jo vetëm Lazio-Inter në javën e fundit, por edhe Atalanta-Milan në javën e ardhshme dhe Milan-Fiorentina në javën e fundit. Përpara këtyre është finalja e Kupës së Italisë, që mund t’i jap skuadrës së Gennaro Gattuso një tjetër rrugë për të shkuar në grupet e Europa League, por le t’i marrim me radhë…

Barazimi në “Olimpico” mes Lazio dhe Atalanta, i jep mundësinë Inter që pasi fitoi në Udine të jetë dy pikë larg nga bardhekaltërit me të cilët do të luajnë në javën e fundit. Para asaj ndeshje Lazio do të përballet me Crotone dhe do të presë Sassuolo, që pasi fitoi ndaj Sampdoria nuk ka çfarë t’i kërkojë më këtij kampionati.

Kush mbetet jashtë Champions shkon në Europa League. Milan-Atalanta-Fiorentina është aksi i duelit. Dy prej tyre do të mbeten jashtë, nëse Juventus fiton Kupën e Italisë, një nëse e fiton Milan. Në javën e ardhshme Atalanta prej Milan dhe do ta mbyllë sezonin në Cagliari.

Milan, që ka një pikë më shumë se Atalanta dhe tre më shumë se Fiorentina, për koincidencë, do të ndeshet pikërisht me këto ekipe.

Asgjë nuk dihet…

Related posts

EKUBAN mbërrin në aeroport/ Ëndrrat e FLAMURTARIT marrin përgjigjen përfundimtare

Isa.Autor

Ankth për shëndetin e Sir Alex Ferguson, të rejat më të fundit

Sadik.Autor

NË PRAG TË FIANLES CHAMPIONS/ Klopp befason të gjithë: Nuk ka favorit në këtë ndeshje…

Delo.autor

Leave a Comment