Futboll La Liga Sport

Pranon Suarez: Ishte ndërhyrje ndaj Varane, u befasova që gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka pranuar se kishte bërë një ndërhyrje në dëm të Raphael Varane, por u befasua që gjyqtari e vazhdoi ndeshjen që përfundoi me gol për katalunasit.

Uruguaiani arriti t’ia marrë topin mbrojtësit të Real Madridit dhe pasoi te Lionel Messi, i cili e shënoi golin e dytë të Blaugranëve.Dhe gjatë një bisede për Movistar Partidazo që transmetohet nga AS, Suarez ka pranuar se ishte një ndërhyrje.

“Mendoj se ishte paksa ndërhyrje, sepse Varane e kishte kontrolluar (topin) dhe unë e futa këmbën aty. U befasova që gjyqtari e lejoi vazhdimin e ndeshjes”, citohet të ketë thënë sulmuesi i Barcës.

Related posts

Zidane: Ronaldo si Di Stefano, kualifikimi ende i hapur

Sadik.Autor

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, Nuk ndalen “Blutë e Londrës” falë Giroud

Delo.autor

TEUTA-LUFTËTARI/ “Djemtë e Detit” duan fitoren me çdo kusht në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment