Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Marotta: Me apo pa VAR-in, Juventusi mbetet fitues

E ndërsa Juventusi ka nisur festën për titullin e shtatë radhazi kampion në Serinë A, Allegri do të ketë kohën e mjaftueshme për të vendosur për të ardhmen. Pas barazimit me Romën në “Olimpico”, tekniku nga Livorno u shpreh me humor se “do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm, nëse nuk më përzënë”, ndërsa Pebbe Marotta la të kuptohet se do të ketë një takim mes palëve ditët në vazhdim, për të vendosur me konsensus nëse duhet të vijojë bashkëpunimi.

“E dimë që kontrata është relative. Marrëdhëniet e shoqërisë me Allegrin kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, besoj se mund të vazhdohet përpara, por do të vendoset javën e ardhshme.”

Më tej Marotta iu kundërpërgjigj të gjithë kritikëve të Juventusit, që gjithmonë kanë hedhur akuza për favorizim të bardhezinjve nga vendimet e arbitrave.

“Ishte shumë e rëndësishme ta fitonim titullin edhe këtë vit dhe ia dolëm. Gjithmonë jemi sulmuar, duke na akuzuar se i kemi vjedhur rezultatet, por ky kampionat tregoi se me apo pa VAR-in, Juventusi mbetet fitues. VAR-i është një instrument shumë i dobishëm, do të perfeksionohet.”  

Po ku e gjejnë motivin bardhezinjtë për të fituar trofeun e radhës në Itali?

“Sa më shumë na sulmonin, aq më shumë karikoheshim. Juventusi ka forcën e madhe për t’u rezistuar kritikave, forcë që transformohej në aftësinë për të mos vdekur kurrë.”

Related posts

“NIVELI I SKUADRËS SË I LARTË, JO PËR VEND TË PESTË”/ Mbrojtësi De Sciglio: Conte? E kam pasur trajner, e di që…

Delo.autor

Suso: Milan nuk është i fortë aq sa duhet…

Sadik.Autor

ACAROHET SARRI: Boll me pyetje për presidentin e Napolit, nuk flas më…

Isa.Autor

Leave a Comment