Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Pioli mund të bëjë surprizën e madhe, ja formacioni i mundshëm

Të dielën në mbrëmje, me 9 shkurt të gjithë prozhektorët do të jenë të drejtuar në mitikun “San Siro”, ku do të luhet derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit.

Diferenca në renditje është shumë e madhe, me zikaltrit që po bëjnë një sezon fantastik, por edhe “Djalli” ka reaguar në vitin 2020 dhe ardhja e Ibrahimovic në ekip ka ndryshuar fytyrën e Milanit.

Për derbin e së dielës, te kuqezinjtë ka disa dyshime sa i përket formacionit, ku pikëpyetjet më të mëdha janë në mbrojtje. Fillimisht në qendër ku Kjaer dhe Musachio luftojnë për një vend titullari, me danezin që është më i avantazhuar se argjentinasi.

Krahu i djathtë gjithashtu është me dyshime dhe aty mund të vijë surpriza e madhe. Trajneri Pioli mund të zgjedhë për herë të parë si titullar blerjen e re, Alexis Saelemaekers. Talenti i ardhur nga Anderlecht debutoi në ndeshjen me Veronën, ku zëvendësoi Calabrian. Ky i fundit, gjithashtu edhe Conti nuk kanë bindur trajnerin e Milanit, i cili mund t’i besojë të të riut belg.

Mesfusha është reparti, ku gjithçka duket e qartë sa i përket titullarëve. Castillejo dhe Calhanoglu do të luajnë nga krahët dhe në qendër Kessie, së bashku me Bennacer. Sulmi ka një tjetër pikëpyetje, ku ende nuk dihet partneri i Ibrahimovic. Leao shihet më i avantazhuar se Rebic, me kroatin që mund të jetë një alternativë mjaft e rëndësishme për pjesën e dytë, pasi luan edhe si mesfushor krahu.

MILAN (4-4-2): Donnarumma; Saelemaekers (Conti), Kjaer, Romagnoli, Theo; Castillejo, Bennacer, Kessie, Calhanoglu; Ibrahimovic, Leao

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Alarmi nga Koronavirusi, merret vendimi për Napoli-Inter!

Delo.autor

I MERITON MILIONAT/ Portieri më i shtrenjtë në histori, ALISSON bën pritjen e vitit (VIDEO)

Isa.Autor

MANAJ “ÇMEND” ALBACETE/ Gol 3 pikësh nga stoli

Delo.autor

Leave a Comment