Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Parma surprizon, sfidon Napolin për yllin italian

Sipas edicionit të sotëm të “Corriere Della Sera”, ekipi i promovuar në Serie A, Parma mund të bëjë një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin Mario Balotelli, i cili kërkon kthimin në Serie A. Kontrata e 27-vjeçarit me Nice skadon këtë verë dhe ai do të jetë në dispozicion këtë merkato me kosto zero. Kohët e fundit ish-sulmuesi i Liverpool-it, tërhoqi interesin e Juventusit, AC Milan dhe Inter, por gjigandët e Serie A kanë ndryshuar mendje duke ndërprerë bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiola. Roma dhe Napoli, nga ana tjetër, janë ende në garë, por Parma ka rritur interesin dhe duket një destinacion interesant, edhe pse Balotelli dëshiron një klub që mund të luajë në kompeticionet evropiane.

Sipas gazetës italiane, pronarët kinezë të klubit klasik e konsiderojnë “Super Mario” si një nënshkrim të përsosur për të treguar ambiciet e klubit, ndërkohë që do t’u jepte kënaqësi të madhe tifozëve. Problemi i vetëm mund të jetë paga e tij, rreth 3-4 milionë euro për sezon, por duket se të dyja palët duan që kjo marrëveshje të vijë në jetë. Së shpejti, mund të ketë më shumë përditësime për këtë çështje. Nga ana tjetër trajneri italian Carlo Ancelotti, pasi nënshkroi me Napolin, la të kuptohet se një nga objektivat e tij në merkato është sulmuesi italian, për të përforcuar repartin e avancuar. Sulmuesi, i lindur në vitin 1990, ka shënuar 24 gola këtë sezon me Nice (6 në Europa League) dhe dëshiron të kthehet në Serie A.

Related posts

VIDEO/ Barcelona shënon edhe të katërtin, dopietë e Messit

Q.Autor

NUK NJE HUMBJE NË 33 NDESHJE/ Skuadra e njohur angleze piketon një femër si trajnere

Delo.autor

“VENDIMI PËR TË QËNDRUAR ËSHTË…”/ Koeman zihet ngushtë, ja çfarë thotë për të ardhmen e Messit…

Delo.autor

Leave a Comment