Futboll

Mbape më i shtrenjti, ja lojtarët U-21 me vlerën më të madhe në treg

Mbappé vlen atë që kushton, ose do t’i kushtojë PSG-së. Lojtari ka rivlerësuar 36.62% deri tani, këtë sezon, dhe tashmë ka një çmim tregu prej 182.8 milionë euro. Ai është futbollisti U-21 më i mirë në çmim nga pesë ligat më të mëdha në Europë, sipas raportit të fundit të publikuar nga Observatori i Futbollit (CIES), teksa merr në shqyrtim 100 lojtarët e rinj me vlera më të larta në treg, referuar atyre që luajnë në Spanjë, Gjermani, Angli, Italia dhe Francë.

Kështu, ndërkombëtari francez e tejkalon Dele Allin, i cili zhvlerësohet paksa (1.31%) dhe e sheh uljen e vlerës së tij në 180.2 milionë euro. I treti është Sané, i cili rivlerësohet me 41.16% dhe arrin 124.5 milionë euro. Pas këtyre të treve paraqiten përfaqësuesit e parë të Ligës Spanjolle: Ousmane Dembélé.

Nënshkrimi i madh i Barcelonës, gjithashtu, vuan nga dëmtimi i tij në seksionin ekonomik dhe është zhvlerësuar nga 12.75% në 120.4 milionë euro. Anësori francez është i vetmi përfaqësues i La Liga në “Top-10”, e cila dominohet nga Premier League me gjashtë përfaqësues, në sajë të kombinimit të fuqisë ekonomike të kampionatit anglez.

Për të gjetur një përfaqësues të ri të La Liga-s në këtë renditje ju duhet të zbrisni në vendin e 15-të, ku pozicionohet Marco Asensio në rritje. Performanca e tij e mirë në fillim të sezonit e ka rivlerësuar me 27.39%, në 50.7 milionë euro. Rritja më spektakolare është regjistruar nga partneri dhe shoku i tij, Dani Ceballos (19 vjeç), i cili në muajt e parë si lojtar i Real Madridit ka rivlerësuar 130.53% dhe tashmë ka një vlerësim prej 43.8 milionë euro.

Mbyllja e “Top-20” ka një tjetër “madridista”: Theo, i rivlerësuar pothuajse me 17%, duke pasur si çmim 42.8 milionë euro. Lojtarë të tjerë të shquar nga pjesa tjetër e ligave kryesore europiane janë Donnarumma (12, 55.7 milionë €), i cili është zhvlerësuar me 19%; Tielemans (Monaco, 46.2 milionë euro), apo Isak (Dortmund, 11.1 milionë euro).

Futbollistët U-21, me më shumë vlerë në merkato

Burimi: Observatori i Futbollit CIES (Universiteti i Neuchatel). Të dhënat në miliona euro, më 1 dhjetor 2017, krahasuar me vlerat e tyre më 1 shtator të të njëjtit vit.

Related posts

MEDIAT SPANJOLLE PLASIN “BOMBËN”/ STRAKOSHA do të pasojë Handanovicin tek INTERI

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi…

Delo.autor

UEFA RRIT shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë SHQIPËRIA

Isa.Autor

Leave a Comment