Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Tifozët e Juventus zgjedhin më të mirin e sezonit

Juventus do të festojë titullin e shtatë radhazi në kampionat dhe kupën e katërt të Italisë radhazi në ndeshjen e fundit të sezonit që do të luajë kundër Verona-s të shtunën.

Nuk është një gjë e lehtë të fitosh kaq shumë dhe të provosh të gjesh lojtarin më të mirë në sezonet e ndryshme të “Zonjës së Vjetër”, por klubi bardhezi ka dëshirë të vlerësojë çdo vit një lojtar në veçanti dhe ebën këtë duke përdorur votat e tifozëve.

Këta të fundit kanë zgjedhur këtë vit Gonzalo Higuain, i cili krijon gjithmonë diskutime mes tifozëve të skuadrës së tij dhe atyre kundërshtarë. Largimi i zhurmshëm nga Napoli duket se është harruar tashmë, por edhe në këtë sezon që po mbyllet nuk kanë munguar kritikat ndaj tij në momente të caktuara.

Pavarësisht nga kjo, argjentinasi ka shënuar ka realizuar 23 gola në të gjitha kompeticionet: 16 në kampionat, 5 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë. Numri 9 i Juventus ka mposhtur jtarë, si Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini, protagonistë të padiskutueshëm të këtij sezoni.

Gonzalo Higuain do ta marrë çmimin në ditën kur skuadrës do t’i dorëzohet trofeu i Serie A dhe ai i Kupës së Italisë: do të jetë një festë e vërtetë.

Related posts

Ish-futbollisti i Lazio-s: Largimi i De Vrij? Të mos shqetësohen, kanë Igli Taren

Sadik.Autor

SEZON PËR TU HARRUAR/ Mesfushori Memushaj do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale në gju, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

PAS 3 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi shqiptar e bën sefte në Superligën turke, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment