Futboll Seria A Sport

ANALIZA PËR INTERIN/ Icardi mund të mos kthehet më, ja 4 zgjidhjet e klublit “Zikaltër”

Mauro Icardi nuk është kthyer më në fushë që pas heqjes së shiritit dhe tashmë pyetja e madhe është ‘a mund të shkojë Interi në Champions pa ndjerë mungesën e ish-kapitenit?’. Pyetje e detyruar, që nuk ka një përgjigje të thjeshtë, ndërsa Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë dhe ka dhënë zgjidhjet e mundshme të klubit zikaltër për këtë problem.

Nga njëra anë rezultatet e fundit tregojnë që Icardi nuk është i pazëvendësueshëm, sepse Interi ka grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje (duhej të ishin 12, nëse arbitri në Firenze nuk do bënte gafën e sezonit), por nga ana tjetër pa Icardin “avullojnë” shumë gola: argjentinasi ka shënuar 9 këtë kampionat, itin e shkuar e mbylli me 29.

Për të rikuperuar golat e Icardit mund të sforcohen nga pak të gjithë, por vendin e qendërsulmuesit e merr detyrimisht Lautaro Martinez, i cili vërtet ka shënuar vetëm një herë në mungesë të Icardit, por ka pasur paraqitje të mira.

Megjithatë, Martinez nuk mund të luajë në çdo ndeshje, duke pasur parasysh se në javët e ardhshme Interi do luajë çdo tre ditë. Alternativa e parë është Keita, i cili ka lënë pas një dëmtim pësuar në mesin e muajit janar dhe brenda dy javësh do të jetë në fushë.

Më pas, mund të aplikohet “falso 9”, me Politano e Perisic që mund të bëjnë sulmuesin e fshehtë. Të dy janë në formë të shkëlqyer, po vrapojnë e po shënojnë me lehtësi, ndaj duket se mund të bëjnë pa problem edhe sulmuesin.

Në fund, në rast emergjence, janë gati edhe të rinjtë Facundo Colidio (vit i lindjes 2000) dhe Sebastiano Esposito (2002), të cilët po shkëlqejnë te Primavera.

Related posts

Costa: Roma ka skuadër të madhe, duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Delo.autor

Holloway gati për rikthimin, synon duelin me Ortega në UFC-226

Sadik.Autor

MARCELO NË QENDËR TË VËMENDJES/ Braziliani nuk di të mbrojë, Shifrat e “tradhtojnë”

Delo.autor

Leave a Comment