Futboll Premier League Sport

Jurgen Klopp realist: Ronaldo dhe Messi vlejnë sa 15 Salah!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka larguar përfundimisht krahasimin mes Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. Të dy futbollistët do të jenë kundërshtarë në finalen e Kievit, në Champions League, ku Liverpool do të vihet përballë Real Madrid.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 42 gola në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, ndërsa Salah ka shënuar 44 gola dhe dy futbollistët duket se janë në garë për të fituar trofeun e “Topit të Artë”.

Gjithsesi, në një deklaratë për faqen zyrtare të Liverpool në internet, Klopp tha: “Ata të dy kanë cilësi. Por nuk ka të bëj me faktin se cili ka cilësi më të mirë, por me mënyrën si luajnë futboll. Për të luajtur mirë futboll ke nevojë edhe për të tjerët sepse po flasim për një sport kolektiv.”

Klopp është i mendimit te Salah është shumë larg standardeve të Ronaldo apo Lionel Messi, të cilët kanë shënuar 40 ose më shumë gola në gjithë dekadën e fundit, numra të çmendur.

“Përse duhet t’i krahasojmë? Kur luante Pele, askush nuk e krahasonte me të tjerët. Tani kemi Ronaldo dhe Messi. Ata të dy kanë dominuar futbollin në gjithë vitet e fundit dhe pastaj ka edhe shumë futbollistë të tjerë të aftë. Ronaldo dhe Messi shënojnë gola nga pozicione të pabesueshme dhe e bëjnë të vështirën të duket e lehtë. Salah duhet të luajë edhe 15 vite si ka luajtur sivjet për t’u krahasuar me këta futbollistë fantastikë.”

Related posts

KORONAVIRUSI/ Belgjika shkeli me dy këmbë rregulloren, ja pse lindi indinjata e UEFA-s!

Delo.autor

Cristiano Ronaldo arrin 650 gola në karrierë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Në kulmin e krizës, Tirana shet talentin bardheblu, Ernest Muçi transferohet tek gjigandi polak

Delo.autor

Leave a Comment