Futboll Sport

Shpërthen ish-futbollisti i Vllaznisë: Hiqini ato fanella, mos dilni më në qytet

Vllaznia e sheh veten në Kategorinë e Parë. Një dramë për tifozët shkodranë të futbollit, por edhe më gjerë. Në 100-vjetorin e lindjes si klub, kuqeblutë do të jenë duke luajtur në kategoritë inferiore. Nuk ka më keq, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet për këtë njollë të madhe. Ish-futbollisti i Vllaznisë për 5 vite, Dritan Smajli, ka qenë tejet i ashpër me aktorët e sotëm, që e nënshkruan këtë zbritje nga Superiorja. Përmes një statusi në Facebook, ish-futbollisti lezhjan i disa skuadrave shkruan:

“Ka tre jave qe dua te shkruaj per Vllaznin tone, per Vllaznin e madhe, per Vllaznin e shum e shum legjendave, per Vllaznin qe deri sot u krenonte gjith veriu, por jo vetem. Cdo gje kam besu, po jo, jo, qe Vllaznia te bjer nga kategoria. Sot ju drejtus, ju lojtare te shum mir pagum, duhet t’i kerkoni falje nje Shkodre te tan, nje veriu te tan, nje Shqiprie te tan, per kte dram qe shkatuat. Duhet ti kerkoni falje legjendave me radhe, qe duhet nje jav ti shkruaj.

Falje e sa falje duhet te kerkoni ju, veq nje zot e di. Na merzitet, na shkatrruat, na bat te derdhim lot dhe duhet ta kuptoni qe keni ba mekat te madh. Kurr s’do harroheni per kte qe bat. Te Vllaznia nuk luhet vec per para. Te Vllaznia esht nder te luash, o te nderum, duhet gjak e djers, ashtu sic kan ba gjith legjendat, duke fillu nga i ndjeri Din Zhega, Rragami, Zmijant, Bizi, Ndoja, Martini, Grima, Sinani, Belisha, Beqiri eeeee sa shum jan; jo me kot thash duhet nje jav ti permendesh te gjith e tme falin qe si permend dot te gjith.

Kurr se harroj diten e par qe erdha ne Shkoder e takova te nderumin Valter Fushaj, asaj kohe president, e mtha: Smajl sa lek do te lush per Vllaznin e ju ktheva gati ne lot. President, me jep qa dush, vec du me lujt per Vllaznin, se ka ken anderr te vesh ket fanell. Kam qendru 5 vite, por vetem gjak e djers kam derdh, nuk doja tja dija sa lek marr, apo sa do marr, sepse fanela Vllaznis esht e shenjt.

Prandaj o te nderum futbollista, jo te gjith, padiskutim, hiqini ato fanela e mos dilni ma ne ate qytet, se keni ba mekat. Vllaznia do kthehet me e fort, se nje vit kalon shpejt, historin nuk ja hedh dot kush posht, fanelen nuk ja nyn kush, se ajo esht e shenjt, por ju do mbaheni mend gjith jeten. Forca Vllaznia e Shkodres. Forca Vllaznia e gjith veriut. Forca Vllaznia e gjith Shqipris”.

 

Related posts

Monakos nuk i bën derman as Henri, rrezikon rënien nga kategoria (VIDEO)

Isa.Autor

APOLONIA-TIRANA/ Sulmuesi Seferi e bën “sefte” me “bardheblutë” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

YLLI SUEDEZ FITON “BETEJËN” ME GAZIDIS/ Ibrahimovic drejt rinovimit të kontratës, ja detajet e marrëveshjes

Delo.autor

Leave a Comment