Futboll Sport

Shpresat Europiane, Partizani me sytë nga “fati” i Skënderbeut

90 minuta për të luajtur dhe për të shpresuar për Partizanin, por me sytë dhe veshët nga zhvillimet brenda dhe jashtë fushës te ekipet e tjera. Ato të rivalëve të mëdhenj, ku më i rëndësishmi është fati i Skënderbeut.Këtë e ka të qartë edhe mbrojtësi Arbnor Fejzullahi që pranoi se të kuqtë duhet të presin dhe të shohin çfarë do të ndodhë me çështjen gjyqësore të Skënderbeut ndaj UEFA-s rreth pezullimit për 10 vjet nga kupat e Europës.

Në këtë mënyrë, verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë është kthyer në ndeshjen më e rëndësishme të kampionatit shqiptar. Nëse Skënderbeu fiton betejën ligjore me UEFA-n dhe pozicionimin në vendin e tretë që duket utopi, Partizanit i nevojitet me patjetër vendi i katërt në kampionat për të shpresuar.Megjithatë edhe ky skenar nuk jep garanci maksimale. Në një situatë të tillë, kryeqytetasit jo vetëm duhet të fitojnë ndaj Kamzës dhe Laçi të frenohet nga Teuta, por edhe që Skënderbeu t’i mposhtë kurbinasit në finalen e Kupës së Shqipërisë më 27 maj.

Në rast se CAS-i në Lozanë lë në fuqi dënimin e UEFA-s, Partizanit do t’i mjaftonte edhe vendi i pestë, pavarësisht cila skuadër do të jetë fituese e Kupës. Situata është komplekse dhe në pritje të zhvillimeve nga salla e gjyqit, skuadrat duhet të bëjnë detyrën në fushë. Sezoni ka ardhur në një pikë kur llogaritë do të bëhen vetëm në fund.

Related posts

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Aksion perfekt nga gjermanët, Plea ZHBLLOKON sfidën ndaj M’Gladbach (VIDEO)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Dëshirojnë të vazhdojnë së bashku, Juventus pranë rinovimit me lojtarin “bardhezi”…

Delo.autor

Leave a Comment